Begaj pret zyrtarin e lartë amerikan, theksohet bashkëpunimi në sundimin e ligjit

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj priti sot drejtorin e Zyrës për Evropën dhe Azinë në Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) të Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Tervakoski, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë.


Kreu i Shtetit, Bajram Begaj priti sot drejtorin e Zyrës për Evropën dhe Azinë në Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) të Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Tervakoski, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë.

Në takim ishte e pranishme edhe e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn.

Në një postim në rrjetin social “X”, Begaj ndau detaje nga takimi.

“Ne riafirmuam partneritetin dhe bashkëpunimin tonë strategjik si aleatë të NATO-s për forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, si dhe ndërtimin e institucioneve më të forta në dobi të të gjithë shoqërisë shqiptare”, shkruan Begaj.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, zyrtari i lartë amerikan u takua edhe me ministren e Brendshme, Albana Koçiu, ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, si dhe me kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, takimet theksuan forcën e partneritetit mes SHBA-së dhe Shqipërisë në fushën e zbatimit të ligjit, si dhe angazhimin e përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të narkotikëve.

Gjatë vizitës u riafirmua mbështetja e Shteteve të Bashkuara për forcimin e kapaciteteve të institucioneve shqiptare përmes ofrimit të ekspertizës, mjeteve dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm.

Burimi ATSH

Rama: Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë 2, Tiranë, deklaroi sot se Shqipëria ka shënuar përparim të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë 2, Tiranë, deklaroi sot se Shqipëria ka shënuar përparim të…