Rama: Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë 2, Tiranë, deklaroi sot se Shqipëria ka shënuar përparim të ndjeshëm në cilësinë e prokurimeve publike, duke kaluar nga vendet e fundit në krye të rajonit, sipas vlerësimeve të Bashkimit Europian.

“E thotë Bashkimi Europian, nuk e them unë. Ne kemi kaluar nga të fundit, te të parët në rajon për cilësinë e prokurimeve publike. Do thoni ju që: po mirë, rajoni ynë nuk është Gjermania dhe Austria. Jo, nuk është, dhe unë jam dakord, por në rajon të jemi të parët për prokurimet publike”, u shpreh Rama.

Duke u ndalur te shërbimet Rama tha se “e-Albania” ka ndryshuar jetën e njerëzve.

“Shërbimet po ashtu, ju e dini më mirë se unë, ndërkohë që është e sigurt që “e-Albania” ka ndryshuar jetën e njerëzve. Kjo është e sigurt, ky është fakt dhe kemi akoma shumë gjëra të tjera që i kemi në proces për t’i përmirësuar akoma më shumë ato shërbime”, tha ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Edicioni i 21-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, në fokus lufta, paqja dhe përkujtimi i viktimave

Edicioni i 21-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, organizuar nga Akademia e Filmit dhe Multimedias…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia