Xhafaj: Vizitat monitoruese në institucionet e drejtësisë, praktikë e konsoliduar parlamentare

Kryetari i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj deklaroi sot se vizitat monitoruese në institucionet e drejtësisë janë një praktikë e konsoliduar parlamentare dhe nuk kanë karakter ndërhyrës.


Kryetari i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj deklaroi sot se vizitat monitoruese në institucionet e drejtësisë janë një praktikë e konsoliduar parlamentare dhe nuk kanë karakter ndërhyrës.

Në përfundim të mbledhjes së sotme të komisionit, Xhafaj u shpreh se për të njohur situatën konkrete dhe për të dialoguar rreth rrugëzgjidhjeve, deputetët kanë kryer vizita në 4 institucione qendrore të ekzekutivit dhe në 16 gjykata e prokurori rrethesh, ku u njohën me problemet e infrastrukturës dhe sigurisë në to.

“Gjatë takimeve, anëtarët e Komisionit janë njohur me një sërë çështjesh dhe problematikash që lidhen me infrastrukturën e godinave gjyqësore, masat e sigurisë fizike, organizimin e hapësirave të punës dhe nivelin e ngarkesës së çështjeve, elemente që ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e përditshëm të institucioneve dhe në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve”, tha Xhafaj.

Vizitat monitoruese, sipas tij, “janë në kuadër të shqyrtimit të kërkesës së ardhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për sigurinë në gjykata dhe prokurori, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë, një vit më parë”.

“Përfaqësuesit e institucioneve kanë ndarë në mënyrë të hapur shqetësimet dhe vlerësimet e tyre, duke ofruar një pasqyrë të qartë të nevojave dhe prioriteteve për ndërhyrje, në funksion të garantimit të kushteve të përshtatshme dhe të sigurta për ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore e hetimore”, shtoi Xhafaj.

Këto vizita, sipas tij, “janë konceptuar dhe realizuar si pjesë e një qasjeje të strukturuar dialoguese dhe bashkëpunuese, por edhe si një përgjegjësi e përbashkët ndërinstitucionale për adresimin e problematikave të sigurisë së gjykatave dhe cilësisë së shërbimit të drejtësisë ndaj publikut”.

Xhafaj sqaroi se “normat dhe praktikat parlamentare nuk e shohin kurrsesi funksionin kushtetues të mbikëqyrjes parlamentare si monitorim të institucioneve të pavarura, e sidomos ndaj veprimtarisë së tyre dhe nuk kanë aspak karakter ndërhyrës apo vlerësues mbi çështje konkrete të çdo natyre qofshin”.

“Vizitat monitoruese janë një praktikë e konsoliduar parlamentare edhe gjatë legjislaturës së kaluar, e parashikuar në rregulloren e Kuvendit si dhe bazuar në manualin e monitorimit periodik dhe vjetor, një dokument i hartuar me ekspertizë ndërkombëtare dhe miratuar me konsensus parlamentar në të cilin përcaktohen ‘vizitat dhe takimet monitoruese’ si instrumente të rëndësishme të komisioneve dhe nënkomisioneve parlamentare”, u shpreh ai.

Xhafaj garantoi se çdo veprimtari e komisionit po zhvillohet plotësisht brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor, duke respektuar ndarjen dhe baraspeshën e pushteteve, pavarësinë institucionale dhe komunikimit etik dhe respektit.

“Komisioni do të vijojë shqyrtimin parlamentar të kërkesës së Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të informacionit të përcjellë nga institucionet përgjegjëse, në funksion të vlerësimit të nevojave dhe përcaktimit të formave më të përshtatshme të mbështetjes, përfshirë edhe përmes diskutimeve dhe seancave dëgjimore në Komision”, tha Xhafaj.

Në vijim të këtij procesi, Xhafaj bëri të ditur se “parashikohet organizimi i një tryeze të përbashkët dialogimi ndërinstitucional, me pjesëmarrjen e aktorëve kryesorë të sistemit të drejtësisë, ekzekutivit dhe Kuvendit, me qëllim thellimin e diskutimit dhe ndërtimin e një qasjeje të koordinuar për adresimin e çështjeve të sigurisë në gjykata”.

Xhafaj theksoi se në përfundim komisioni do të miratojë një rezolutë parlamentare, në të cilën do të parashikohen masa konkrete që duhen ndërmarrë nga Kuvendi dhe pushteti ekzekutiv si dhe rekomandime për institucionet e pushtetit gjyqësor.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali takime në Senatin Amerikan: Të përkushtuar për arritjen e 5% të shpenzimeve për mbrojtjen

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim në Uashington me senatorin Steve Daines, kryetar…

Global 360

Osmani viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nisi sot një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali takime në Senatin Amerikan: Të përkushtuar për arritjen e 5% të shpenzimeve për mbrojtjen

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim në Uashington me senatorin Steve Daines, kryetar…