BB: Ekonomia e Shqipërisë, rritje 3,5% në 2026

Banka Botërore vlerëson se ekonomia shqiptare do të vijojë trendin pozitiv edhe në vitin 2026, me një rritje prej 3,5%, duke konfirmuar projeksionin e saj të mëparshëm dhe duke e pozicionuar Shqipërinë mbi mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Banka Botërore vlerëson se ekonomia shqiptare do të vijojë trendin pozitiv edhe në vitin 2026, me një rritje prej 3,5%, duke konfirmuar projeksionin e saj të mëparshëm dhe duke e pozicionuar Shqipërinë mbi mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në raportin “Global Economic Prospects”, Banka Botërore parashikon se i njëjti nivel rritjeje, 3,5%, do të ruhet edhe gjatë vitit 2027, duke reflektuar qëndrueshmëri makroekonomike dhe ecuri pozitive të sektorëve kryesorë të ekonomisë.

Sipas institucionit financiar ndërkombëtar, mesatarja e rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor në vitin 2026 parashikohet në 3,1%, pas një performance më të moderuar në vitin 2025. Në këtë kontekst, Shqipëria renditet ndër ekonomitë me rritje më të lartë në rajon.

Raporti evidenton se edhe Kosova pritet të regjistrojë normën më të lartë të rritjes, me 3,8% në vitin 2026 dhe 3,9% në vitin 2027. Ndërkohë, ekonomia e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje-Hercegovinës parashikohet të rritet me rreth 3%, ajo e Malit të Zi me 3,2%, ndërsa Kroacia me 2,9%.

Vlerësimet e Bankës Botërore pasqyrojnë pritshmëri pozitive për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, në një mjedis rajonal dhe global të karakterizuar nga pasiguri dhe ritme të moderuara rritjeje.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në takim ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Lamprini Komini.

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në takim ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Lamprini Komini.