Skema e re kombëtare e mbështetjes për fermerët, gati javën e ardhshme

Skema e re kombëtare e mbështetjes për fermerët pritet të finalizohet brenda javës së ardhshme, pas përfundimit të procesit të konsultimeve me fermerët në të gjithë vendin.


Skema e re kombëtare e mbështetjes për fermerët pritet të finalizohet brenda javës së ardhshme, pas përfundimit të procesit të konsultimeve me fermerët në të gjithë vendin.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Bujqësinë, Zhvillimin Rural dhe Ushqimin, deklaroi se skema po hartohet mbi bazën e informacionit të mbledhur në 23 takime të zhvilluara në terren dhe se shumë shpejt do të dalë rezultati konkret përfundimtar.

Salla theksoi se një nga shtyllat kryesore të skemës së re do të jetë formalizimi i sektorit bujqësor, përmes mekanizmit të rimbursimit 10% të autofaturave për çdo faturë të depozituar pranë autoriteteve tatimore.

Ministri bëri të ditur se po shqyrtohet hapja e një mase të re mbështetjeje për sektorin e akuakulturës, përveç mbështetjes ekzistuese për peshkimin.

Ndërkohë, në paketën e parë të investimeve me grant 50%, mbi 800 projekte janë paraqitur pranë AZHBR-së, me një buxhet rreth 3 miliardë lekë.

“Lista e re e përfituesve pritet të publikohet në ditët në vijim, ndërsa aplikantët që nuk do të përfitojnë do të kenë mundësi të përfshihen në skemën e re”, tha Salla.

Burimi ATSH

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…