Avokati i Popullit në Bruksel: Vonesat gjyqësore po cenojnë të drejtat themelore në Shqipëri

Në një raportim në Bashkimin Evropian, Avokati i Popullit Endri Shabani ngriti sot shqetësimin mbi dështimet strukturore që po cenojnë të drejtat themelore të qytetarëve në Shqipëri, duke u ndalur ekskluzivisht te sfidat e sistemit të drejtësisë dhe cenimi i të drejtës së pronës.


Në një raportim në Bashkimin Evropian, Avokati i Popullit Endri Shabani ngriti sot shqetësimin mbi dështimet strukturore që po cenojnë të drejtat themelore të qytetarëve në Shqipëri, duke u ndalur ekskluzivisht te sfidat e sistemit të drejtësisë dhe cenimi i të drejtës së pronës.

Gjatë fjalës së tij, në punimet e takimit të 17-të i Nënkomitetit për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë (JFS), i cili operon në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, Shabani theksoi se këto problematika kërkojnë ndërhyrje emergjente nga autoritetet kombëtare.

“Vonesat e tepruara në sistemin e drejtësisë po mohojnë aksesin në drejtësi dhe të drejtën për një proces të rregullt ligjor. Të dhënat e institucionit tregojnë se çështjet që lidhen me pronat dhe proceset gjyqësore përbëjnë numrin kryesor të ankesave. Vonesat e tepruara gjyqësore nuk janë thjesht zvarritje procedurale; ato po komprometojnë strukturalisht të drejtën e qytetarëve për një proces të rregullt ligjor, duke e kthyer kolapsin e sistemit në një mohim të vetë drejtësisë”, tha Shabani.

Ai shtoi se kjo problematikë në sistem gjithashtu ndikon begatimin ekonomik të qytetarëve.

“Kur qytetarët detyrohen t’u drejtohen gjykatave për të zgjidhur këto mosmarrëveshje, vonesat e stërzgjatura bëjnë që asetet e tyre të bllokohen për vite me radhë duke prodhuar edhe një dëm ekonomik. Ky kryqëzim i mosfunksionimit administrativ me vonesat gjyqësore kufizojnë të drejtën e pronës duke i kufizuar qytetarët nga mjetet ligjore dhe duke i lënë pa mbrojtje reale”, u shpreh Shabani.

Ai preku edhe çështjen e numrit të lartë të paraburgosurve në sistemin peritenciar shqiptar.

“Përdorimi i paraburgimit si standard po mbingarkon burgjet duke rënduar kushtet ku qëndrojnë të burgosurit, sidomos ata që kanë probleme me shëndetin mendor. Paraburgimi duhet të jetë përjashtim, jo normë, nëse do të respektojmë parimin e prezumimit të pafajësisë”, deklaroi Shabani,.

Takimi 17-të i Nënkomitetit për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë (JFS) shërben si një forum teknik dhe politik ku përfaqësuesit e qeverisë shqiptare dhe Komisionit Evropian diskutojnë progresin e Shqipërisë në fushat kyçe të shtetit të së drejtës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha me studentët e Shkodrës: Anëtarësimi në BE sjell më shumë mundësi për të rinjtë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi dje në Shkodër një bashkëbisedim të hapur me studentët e…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha me studentët e Shkodrës: Anëtarësimi në BE sjell më shumë mundësi për të rinjtë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi dje në Shkodër një bashkëbisedim të hapur me studentët e…