Rama: Gjirokastra premton një tjetër rekord për turizmin

Gjirokastra është kthyer tashmë në një destinacion të kërkuar në tregun turistik ndërkombëtar, ndërsa po vizitohet nga një numër në rritje vizitorësh nga gjithë bota.


Gjirokastra është kthyer tashmë në një destinacion të kërkuar në tregun turistik ndërkombëtar, ndërsa po vizitohet nga një numër në rritje vizitorësh nga gjithë bota.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga qyteti i gurtë, ku vizitorët nga e gjithë bota kanë nisur ta gjallërojnë më herët se çdo vit.

Rama u shpreh optimist për një tjetër rekord për turizmin dhe gjithë zinxhirin e ekonomisë lokale në qytetin e gurtë, kjo falë edhe mikpritjes së ngrohtë.

Vlerat arkitektonike të qytetit duke nisur nga kalaja e gurtë, pazari karakteristik, muzetë, godinat dhe banesat tradicionale tërheqin një numër të lartë turistësh çdo vit.

Muzeu i Luftës së Ftohtë, Muzeu i Armëve, Etnografik dhe Muzeu Kadare shërbejnë si qendra për tërheqjen e vizitorëve por edhe për njohjen e turistëve me vlerat e historisë, traditës, figurat e shquara gjirokastrite në vite.

Ndërsa një fluks në rritje vizitorësh po vërehet po ashtu edhe në fshatrat përreth dhe zonat rurale, ku janë çelur njësi të reja të akomodimit për turistët me kushte dhe standarde bashkëkohore.

Ato ndërthurin arkitekturën karakteristike me vlerat e traditës dhe mikpritjen e banorëve duke shërbyer si mjedise tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro: 8 shkolla të reja në kryeqytet hapin dyert për vitin e ri shkollor

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro theksoi se “shkollat që do të hapin dyert janë “Edith Durham”, “Pjetër Budi”, “Ibrahim Hima”,…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: 8 shkolla të reja në kryeqytet hapin dyert për vitin e ri shkollor

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro theksoi se “shkollat që do të hapin dyert janë “Edith Durham”, “Pjetër Budi”, “Ibrahim Hima”,…