Bruksel, zhvillohet mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”

Në Bruksel u zhvillua mbledhja e 17-të e nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, një nga forumet më të rëndësishme të dialogut institucional ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në kuadër të procesit të anëtarësimit.


Në Bruksel u zhvillua mbledhja e 17-të e nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, një nga forumet më të rëndësishme të dialogut institucional ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në kuadër të procesit të anëtarësimit.

Mbledhja u drejtua nga zëvendësministri i Drejtësisë dhe negociatori për Kapitullin 23, Tedi Dobi.

Në përbërje të delegacionit shqiptar ishin përfaqësues të institucioneve kyçe të sistemit të drejtësisë dhe të institucioneve të pavarura, si: Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Byroja Kombëtare e Hetimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Avokati i Popullit.

Gjithashtu, ishin të pranishme edhe institucione përgjegjëse në fushën e medias e informacionit si Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA) dhe Agjencia për Media dhe Informim (MIA).

Pjesëmarrëse ishin edhe institucione që përfshijnë pronën si Agjencia Shtetërore e Kadastrës, si dhe institucione të tjera të administrimit publik.

Gjatë takimit u paraqitën zhvillimet më të fundit në kuadër të përmbushjes së piketave të ndërmjetme, me theks të veçantë në konsolidimin e reformës në drejtësi, funksionimin e plotë dhe efektiv të gjyqësorit, forcimin e mekanizmave antikorrupsion dhe rritjen e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.

Një vëmendje e posaçme iu kushtua mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut, garantimit të pavarësisë dhe integritetit të institucioneve të drejtësisë, si dhe përmirësimit të politikave në fushën e migracionit, azilit dhe menaxhimit të kufijve, në përputhje me standardet e acquis të Bashkimit Europian dhe kërkesat e planit Shengen.

Mbledhja e 17-të e Nënkomitetit konfirmon angazhimin e qëndrueshëm institucional të Shqipërisë për përparimin e reformave kyçe dhe përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga procesi i negociatave, duke forcuar më tej partneritetin strategjik me institucionet europiane.

Nënkomiteti shërben si platformë vlerësimi dhe raportimi mbi progresin e arritur në Kapitujt 23 (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore) dhe 24 (Drejtësia, Liria dhe Siguria), duke adresuar në mënyrë të detajuar reformat strukturore, forcimin e shtetit të së drejtës dhe përmbushjen e standardeve europiane.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…