Mbahet në Pekin simpoziumi mbi botimin e librit “Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë”

Simpoziumi mbi botimin e librit “Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë (vëllimi 2)” u mbajt kohët e fundit në Pekin.


Simpoziumi mbi botimin e librit “Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë (vëllimi 2)” u mbajt kohët e fundit në Pekin. Këshilltarja Shtetërore dhe kryetarja e Federatës Kombëtare të Grave të Kinës, Shen Yiqin, mori pjesë dhe mbajti një fjalim.

Shen Yiqin theksoi se libri “Vizitat e Xi Jinpingut në shtëpitë e banorëve të thjeshtë” demonstron plotësisht karakterin e lartë të Sekretarit të Përgjithshëm Xi Jinping për vendosjen e popullit në pozicionin më të lartë në zemrën e tij, duke reflektuar gjallërisht skenat prekëse të udhëheqësit që e do popullin dhe popullit që e do udhëheqësin.

“Ne duhet ta kuptojmë thellësisht pozicionin themelor të vendosjes së popullit në radhë të parë nga historitë e udhëheqësit dhe popullit, dhe t’i përmbahemi gjithmonë aspiratave tona origjinale; ta kuptojmë thellësisht filozofinë e zhvillimit të përmbajtur në qasjen e përqendruar tek njerëzit dhe të promovojmë pa lëkundje zhvillimin me cilësi të lartë; ta kuptojmë thellësisht përgjegjësinë e rëndësishme të garantimit dhe përmirësimit të jetesës së njerëzve dhe të përmirësojmë vazhdimisht mirëqenien e njerëzve; dhe ta kuptojmë thellësisht rolin e rëndësishëm të forcimit të themelit të familjes dhe të promovojmë më mirë qeverisjen sociale”, u shpreh ajo.

Botohet libri “Pyetje e përgjigje mbi Mendimin Ekonomik të Xi Jinping-ut”


FOTO VCG

Për të zbatuar më tej Mendimin Ekonomik të Xi Jinping-ut, Departamenti i Promovimit pranë Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës i Kinës hartuan librin “Pyetje e përgjigje mbi Mendimin Ekonomik të Xi Jinping-ut”, i botuar bashkërisht nga shtëpitë botuese “Renmin” e “Xuexi” dhe i shpërndarë në mbarë vendin qysh prej së martës.

Ky libër ndjek ngushtë hapat e zhvillimit ekonomik të Kinës, fokusohet në pikat e nxehta e të vështira teorike dhe përgjigjet për çështjet në vëmendje të shoqërisë. Ai demonstron me anë të pyetjeve e përgjigjeve Mendimin Ekonomik të Xi-ut nga anë të tilla, si rëndësia e madhe, sistemi shkencor, thelbi kryesor, përmbajtja e pasur dhe kërkesat praktike, për t’i ndihmuar lexuesit të njohin thellësisht teorinë novatore të Partisë dhe të nxitin punët e tyre.

Libri ndahet në 14 pjesë dhe përbëhet nga 50 pyetje, shoqëruar me fotografi. Ai do të jetë një vepër kyçe në ndihmë të zbatimit të Mendimit Ekonomik të Xi Jinping-ut.


Foto VCG

Burimet CGTN dhe CGTN

Lexo më shumë nga

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…