Forcim i lidhjeve mes Universitetit të Tiranës dhe Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës

ASHAK është institucioni më i lartë i shkencës dhe artit në Kosovë, me seli në Prishtinë, i themeluar me vendim të Kuvendi i Kosovës më 20 dhjetor 1975.


Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, mirëpriti në një takim zyrtar kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK), Justina Shiroka-Pula.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve akademike në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe u theksua roli i rëndësishëm i Universitetit të Tiranës në forcimin e lidhjeve ndëruniversitare.

Universiteti i Tiranës ka një numër të konsiderueshëm marrëveshjesh bilaterale me universitete në Kosovë.

Në fokus të diskutimeve ishin thellimi i bashkëpunimit institucional përmes nënshkrimit të një Marrëveshjeje ose Memorandumi Mirëkuptimi ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe ASHAK, zhvillimi i projekteve të përbashkëta kërkimore, organizimi i aktiviteteve shkencore dhe kulturore, botime të përbashkëta, si dhe përfshirja e akademikëve dhe studiuesve të rinj në leksione të hapura.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit akademik mbarëkombëtar dhe promovimit të shkencës dhe artit në hapësirën shqiptare.

ASHAK është institucioni më i lartë i shkencës dhe artit në Kosovë, me seli në Prishtinë, i themeluar me vendim të Kuvendi i Kosovës më 20 dhjetor 1975.

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…