Peleshi pret drejtuesit e Akademive të Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti në takim zyrtar kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Pula, kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, si dhe akademikët Bardh Rugova, Frashër Demaj, Vasil Tole dhe Anastas Angjeli.

Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin ndërinstitucional dhe rolin e akademive në zhvillimin shkencor, kulturor dhe kombëtar të dy vendeve. Kryetari i Kuvendit vlerësoi kontributin e akademikëve në avancimin e kërkimit shkencor dhe në forcimin e identitetit kombëtar, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes institucioneve akademike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Peleshi shprehu mbështetjen për Kryesinë e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, duke uruar suksese në përmbushjen e misionit të saj në shërbim të dijes, kulturës dhe zhvillimit shoqëror.

Ai nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë nxit dhe mbështet rritjen e ndërveprimit mes Akademive të Shkencave, forcimin e rolit të kërkimit shkencor si një faktor thelbësor i zhvillimit të qëndrueshëm, si edhe shtimin e kontributit akademik në ruajtjen dhe konsolidimin e vlerave dhe identitetit kombëtar.

Të pranishmit vlerësuan klimën pozitive të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për të intensifikuar projektet e përbashkëta në fushën e studimeve shkencore, arsimit dhe kulturës.

Burimi ATSH

Hoxha uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha uroi sot Presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia