Kupa “Ambasadori” në pingpong promovon talentet e reja

Në Tiranë u zhvillua Kupa “Ambasadori” në pingpong, një aktivitet sportiv për grupmoshat deri në 25 vjeç, ku morën pjesë rreth 50 sportistë nga klube të ndryshme të vendit, të ndarë në dy kategori konkurrimi.

Në kategorinë deri në 15 vjeç, fituese për vajza u shpall Ana Kokoneshi e Elbasanit, ndërsa për meshkuj triumfoi Etjen Qoshja i Tiranës.

Ndërkohë, në kategorinë deri në 25 vjeç, titullin kampione për vajza e fitoi Samanta Agolli e Teutës, ndërsa për meshkuj u shpall fitues Kejdi Kalaja i Tiranës.

Aktiviteti u ndoq nga afër nga Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Pang Chunxue, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, si edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Pingpongut, Krenar Dila.

Kupa “Ambasadori” synon promovimin e pingpongut në vend dhe evidentimin e talenteve të reja, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të sportit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Marrë nga ATSH

Çelet në Shkodër ekspozita lëvizëse “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”

Në ambientet e Kinema “Republika” në qytetin e Shkodrës, Banka e Shqipërisë çeli ekspozitën lëvizëse “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë…

Global 360

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia