Ibrahimaj në Bruksel: 75% e investimeve në Shqipëri fokusohen në tranzicionin e gjelbër dhe atë digjital

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në tryezën e nivelit të lartë të “Smart Specialisation processes in the Western Balkans: key achievements and experiences”, që po zhvillohet në Bruksel me pjesëmarrjen e Komisionit Europian dhe ministrave nga vendet e Ballkanit Perëndimor


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në tryezën e nivelit të lartë të “Smart Specialisation processes in the Western Balkans: key achievements and experiences”, që po zhvillohet në Bruksel me pjesëmarrjen e Komisionit Europian dhe ministrave nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ku prezantoi arritjet kryesore dhe drejtimet strategjike të këtij procesi në Shqipëri, i cili është thelbësor për afrimin me tregun unik europian.

Ministrja theksoi, se “Smart Specialization processes” është një reformë kombëtare e bazuar në të dhëna dhe e konsultuar me akademikë, biznesin, institucionet dhe shoqërinë civile, ku janë identifikuar sektorët që vendi ynë ka avantazhe konkurruese, si turizmin e qëndrueshëm, përpunimin ushqimor dhe bujqësinë organike, teknologjinë dhe shërbimet ICT, si dhe përpunimin e lëndëve të para.

Në fjalën e saj ajo vuri në dukje se Shqipëria tashmë është plotësisht e përafruar me orientimet europiane, ku 75% e investimeve fokusohen në tranzicionin e gjelbër dhe atë digjital.

“Shqipëria po avancon me projekte konkrete si platforma albaniantrails.al, Sistemi i Unifikuar i të Dhënave të Turizmit, modernizimi i laboratorëve kërkimorë, zhvillimi i agrovoltaikës, bujqësisë së qëndrueshme dhe mbështetja e ekosistemit inovator përmes parkut teknologjik Durana Tech Park dhe sistemit kombëtar të kërkimit ACRIS”, tha Ibrahimaj.

Gjatë tryezës, u nënvizua dimensioni i fortë rajonal i S3, ku konsultimet me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi kanë identifikuar fusha konkrete bashkëpunimi në ICT, agro-ushqim, energji dhe turizëm të integruar.

Strategjia shqiptare mbështetet nga një plan veprimi prej 1,2 miliardë euro, i financuar nga buxheti i shtetit dhe programet IPA III, Horizon Europe, Digital Europe, IPARD dhe WBIF, duke e kthyer “Smart Specialisation processes” në një reformë të financuar dhe të zbatueshme.

Ibrahimaj në fjalën e saj rikonfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për avancimin e “Smart Specialisation processes”, si një instrument kyç për rritjen e konkurrueshmërisë, integrimin në zinxhirët e vlerës të BE-së dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Burimi ATSH

Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shqipëri e Kosovë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori mesazh urimi për marrjen e detyrës nga homologu kosovar, Glauk…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shqipëri e Kosovë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori mesazh urimi për marrjen e detyrës nga homologu kosovar, Glauk…