KE: Shqipëria të reformojë kuadrin ligjor për të rritur transparencën e pronësisë së medieve

Komisioni Evropian kërkon që Shqipëria të reformojë kuadrin ligjor për të rritur transparencën e pronësisë së mediave.


Komisioni Evropian kërkon që Shqipëria të reformojë kuadrin ligjor për të rritur transparencën e pronësisë së mediave.

KE publikoi sot progresraportin e vitit 2025 për Shqipërinë ku vëren se, sa i përket lirisë së shprehjes, Shqipëria ka një nivel të kufizuar përgatitjeje në këtë fushë.

Pavarësia dhe pluralizmi i medieve vazhdojnë të ndikohen nga interesat biznes-politike, mungesa e transparencës së financimit, koncentrimi i pronësisë dhe kushtet e pasigurta për gazetarët. Megjithatë, dialogu i strukturuar mes institucioneve dhe aktorëve të medias si dhe masat për sigurinë e gazetarëve kanë qenë zhvillime pozitive, thuhet në progres raport.

Sipas progresraportit, Shqipëria duhet të reformojë kuadrin ligjor dhe rregullator për të rritur transparencën e pronësisë së mediave, pluralizmin, pavarësinë editoriale, dhe për të hequr ndëshkimet penale për shpifje dhe ofendim.

Vendi duhet të sigurojë zero tolerancë ndaj intimidimit të gazetarëve dhe ndjekje të efektshme të sulmeve, duke rritur kapacitetet e organeve ligjzbatuese dhe duke zbatuar standardet e të drejtave të njeriut si dhe të përmirësojë kushtet e punës së gazetarëve, duke forcuar mbrojtjen e të drejtave të tyre sociale dhe duke siguruar zbatimin e Kodit të Punës, nënvizon progres raporti.

Lexo më shumë nga

Koçiu në Pogradec: Restaurimi i banesave karakteristike nxit turizmin gjithëvjetor

Zëvendëskryeministrja Albania Koçiu pa sot nga afër projektin që po zbatohet në qendrën historike të Pogradecit, një investim prej mbi…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu në Pogradec: Restaurimi i banesave karakteristike nxit turizmin gjithëvjetor

Zëvendëskryeministrja Albania Koçiu pa sot nga afër projektin që po zbatohet në qendrën historike të Pogradecit, një investim prej mbi…