Koçiu në Durrës: Modernizim dhe riorganizim i shërbimit zjarrfikës

Në takimin me punonjës të Shërbimit Zjarrfikës në Durrës, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu foli mbi forcimin e shërbimit, për garantimin e një reagimi më të shpejtë e më efektiv në çdo situatë emergjente. Në takim ishin edhe kryetarja e bashkisë Durrës, prefekti dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës.


Në takimin me punonjës të Shërbimit Zjarrfikës në Durrës, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu foli mbi forcimin e shërbimit, për garantimin e një reagimi më të shpejtë e më efektiv në çdo situatë emergjente. Në takim ishin edhe kryetarja e bashkisë Durrës, prefekti dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës.

“Vera që lamë pas e tregoi sa e rëndësishme dhe e domosdoshme është që ne të kemi një shërbim ndërhyrjeje shpëtimi emergjencash që i përgjigjet sfidave. Tani kanë filluar, edhe për shkak të ndryshimeve klimatike, të jenë prezente dhe të paparashikueshme; jo pa qëllim janë emergjenca. Ato patjetër kërkojnë që të kemi ekipe që përgjigjen në kohë, me gatishmëri dhe profesionalizëm ndaj situatave të tilla”, u shpreh Albana Koçiu.

Sipas saj, eksperienca ka treguar edhe diçka tjetër të rëndësishme.

“Ne kemi shërbimin zjarrfikës tashmë të decentralizuar, pra në nivel bashkie të organizuar. Kemi në Ministrinë e Punëve të Brendshme një Drejtori të Përgjithshme Rregullatore që kujdeset për standardin e këtij shërbimi. Por, ndërkohë, ajo që u evidentua është fakti që, kur vjen puna te zjarret masive që ndodhin në bashki të vogla si bashkia e Finiqit apo e Leskovikut, është e pamundur që me kapacitetet e tyre të përballojnë një zjarr masiv”, tha Ministrja.

Nevojë primare del riorganizimi i Shërbimit Zjarrfikës si dhe i Emergjencave Civile.

“Për të patur një mekanizëm koordinues me qëllim miradministrimin e fondeve, rialokimin ashtu siç duhet të mjeteve në dispozicion, për të hyrë në ato zona si bashkitë e vogla, për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur mjedisin. Sigurisht që puna juaj është e fokusuar shumë edhe tek ato që quhen emergjenca urbane. Secili nga ju në përditshmëri ndihmoni në emergjencën urbane, në nevoja që mund të kenë familje të ndryshme, në përmbytje, jeni aty me eksperiencën, me ekspertizën dhe me profesionalizmin tuaj. Bëni një punë të jashtëzakonshme për këtë dhe për këtë shërbimi zjarrfikës në Bashki është për t’u lavdëruar, ka funksionuar jashtëzakonisht mirë. E rëndësishme është që të ngremë një mekanizëm të koordinuar mes bashkive në nivel rajonal për t’iu përshtatur këtyre emergjencave që vijojnë në ato bashki që nuk i kanë, për hir të së vërtetës, resurset e duhura”, theksoi ajo.

Aspekti tjetër është trajnimi i vazhdueshëm sipas protokolleve dhe standardeve europiane. Për këtë do të ngrihet akademia e trajnimit për të gjithë emergjencat civile.

“E gjitha me qëllim që ta modernizojmë trupën tuaj, një trupë jashtëzakonisht e rëndësishme në shpëtimin e jetëve të njerëzve”, nënvizoi Koçiu.

Ajo foli edhe për nevojën e një reforme pagash në shërbimin zjarrfikës.

“Ajo që dua t’i vë vetes si qëllim është që sytë të drejtohen nga ju jo vetëm kur ka një rast emergjence apo nevojë për profesionalizmin tuaj, por të drejtohen çdo ditë të vitit.
Pikërisht për këtë arsye, qeveria shqiptare është angazhuar që ta bëjë këtë plan veprimi konkret dhe të zbatueshëm shumë shpejt”, tha Ministrja e Punëve të Brendshme.

Burimi ATSH

BE i dha 100 milionë euro Shqipërisë, Çano: Raportuam për 41 masa reformash

Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Planifikimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Eridana Çano foli sot në një intervistë televizive…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

BE i dha 100 milionë euro Shqipërisë, Çano: Raportuam për 41 masa reformash

Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Planifikimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Eridana Çano foli sot në një intervistë televizive…