Spiropali në Izrael, nderim viktimave të masakrës së 7 tetorit 2023

Ministrja e Jashtme do të pritet në një takim bilateral nga homolgu Sa’ar, si dhe nga kryetari i Kuvendit të Izraelit, Amir Ohana.


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka mbërritur ditën e sotme në Izrael, në përgjigje të ftesës që mori një javë më parë nga homologu izraelit, Gideon Sa’ar.

Ministrja e Jashtme do të pritet në një takim bilateral nga homolgu Sa’ar, si dhe nga kryetari i Kuvendit të Izraelit, Amir Ohana.

Ndalesën e saj të parë në Izrael, ministrja Spiropali e pati në vendndodhjen e Festivalit Nova, në përkujtim të viktimave të masakrës së 7 tetorit 2023, që u mori jetën mbi 1200 civilëve.

Spiropali theksoi se “kthimi i të gjitha pengjeve në shtëpi do të ishte një hap vendimtar për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor”.

“Shqipëria mbështet marrëveshjen e paqes, arritur së fundmi me ndërmjetësimin e Presidentit Trump, si e vetmja mënyrë për stabilitet në Lindjen e Mesme dhe bashkëjetesën në siguri e dinjitet për të dy popujt”, deklaroi Spiropali nga Izraeli.

Diskutimet mes dy ministrave të Jashtëm do të fokusohen gjithashtu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet rajonale, bashkëpunimin ekonomik, inovacionin dhe interesat e përbashkëta strategjike.

Spiropali do të vizitojë gjithashtu memorialin “Yad Vashem”, qendrën e përkujtimit dhe dokumentimit të Holokaustit, ku shqiptarët nderohen ndër popujt që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Burimi ATSH

Rama viziton bazilikën e Genazzano-s: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në bazilikën “Zoja e Këshillit të Mirë” në Genazzano, ndërsa po zhvillon vizitë zyrtare…

Global 360

Osmani viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nisi sot një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama viziton bazilikën e Genazzano-s: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në bazilikën “Zoja e Këshillit të Mirë” në Genazzano, ndërsa po zhvillon vizitë zyrtare…