Certifikohen 112 oficerë të rinj, Koçiu: Rol kyç në sigurinë fizike dhe psikologjike të nxënësve

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu vlerësoi sot rolin e domosdoshëm të oficerëve të sigurisë në shkolla, si një person kyç për garantimin e sigurisë së fëmijëve.


Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu vlerësoi sot rolin e domosdoshëm të oficerëve të sigurisë në shkolla, si një person kyç për garantimin e sigurisë së fëmijëve.

Bashkë me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, Koçiu ishte sot e pranishme në ceremoninë e certifikimit të 112 oficerëve të rinj të sigurisë, një armatë profesionistësh që i shtohen shkollave në mbarë vendin, si një garanci më shumë për rritjen e sigurisë në institucionet arsimore dhe mbrojtjen e fëmijëve.

Në fjalën e saj në këtë ceremoni, Koçiu foli për masat e shtuara të Policisë së Shtetit, në lidhje me ruajtjen e perimetrit të sigurisë rreth institucioneve arsimore parauniversitare dhe bashkëpunimin me oficerët e sigurisë.

Ndërsa i uroi suksese oficerëve të rinj të sigurisë, ministrja Koçiu uroi që ata të jenë një vlerë e shtuar pranë institucioneve ku do të punojnë, me përmbushjen e misionit të tyre.

“Është absolutisht një nga misionet më të rëndësishme. Nuk ka rëndësi nëse vesh apo jo një uniformë sigurie apo një uniformë policore për të garantuar sigurinë e fëmijëve në ambientin e shkollës. Të garantosh siguri është pikë së pari të garantosh kulturë edhe edukatë ndërgjegjësimi dhe përgjegjësi që pikë së pari fillon nga vetë familja, nga prindërit, nga komuniteti, nga mësuesit dhe nga të gjithë institucionet përgjegjëse për të garantuar sigurinë e fëmijëve tanë në shkolla”, u shpreh Koçiu.

Koçiu theksoi se oficerët e sigurisë kanë jo vetëm aftësinë e të siguruarit fizik të nxënësve, por edhe një aftësi tjetër, atë të të kuptuarit nëse fëmija është i sigurt jo vetëm fizikisht por edhe psikologjikisht.

Ndaj ajo garantoi se do të forcohet akoma më shumë profili i tyre duke u nisur nga një pozicion pune i sigurt që garanton një karrierë të sigurt por edhe stimuj financiar të sigurt, të qëndrueshëm dhe motivues.

“Prindërit kur çojnë fëmijët në shkolla i kanë sytë edhe nga oficeri i sigurisë, për faktin se nuk jeni aty vetëm për të siguruar që fëmija është i sigurt, por jeni aty edhe për të komunikuar çdo pasiguri të fëmijës, çdo nevojë dhe për ta përcjellë atë tek të gjitha hallkat që sot ndodhen në shkollë”, tha ajo.

Ministrja kërkoi që të ngrihet në një dimension tjetër roli i oficerit të sigurisë në shkolla, ndërsa u shpreh se edhe pse është një eksperiencë që ka nisur vitet e fundit, duhet të konsolidohet patjetër në struktura organike të të gjitha shkollave.

Ministrja Koçiu nënvizoi po ashtu se me Policinë e Shtetit është bërë një punë shumë e mirë për të siguruar patrullimet jashtë shkollave.

“Kjo për të garantuar perimetrin e jashtëm jo vetëm nga të gjitha ato ambiente që janë të papërshtatshme për sigurinë e nxënësve, por edhe për të pasur një patrullim të shtuar të forcave të policisë. Ajo që jemi duke bërë me Ministrinë e Arsimit, është që pikërisht në ato shkolla me numër të konsiderueshëm nxënësish, ne ta shtojmë prezencën e punonjësve të policisë, sidomos gjatë pushimit të madh apo kur mbaron mësimi”, tha ndër të tjera Koçiu.

Sipas saj, si pjesë e “Paketës së sigurisë në shkolla”, e lançuar para 3 vitesh nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Arsimit, garantohet edhe sinjalistika rrugore në hyrje të shkolla, për t’u garantuar fëmijëve që hyrja në mjediset shkollore të jetë e sigurt.

“Policia e Shtetit ka të në dispozicion mbi 2 mijë punonjës policie tashmë në perimetrin e shkollave. Komunikimi juaj me punonjësit e policisë duhet të jetë i qartë. Te punonjësit e Policisë së Shtetit keni një partner që ju bën më të suksesshëm në punën tuaj, por mbi të gjitha garanton sigurinë e fëmijëve”, theksoi Koçiu.

Policia e Shtetit apelon për kujdes në qarkullim

Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit për shkak…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Policia e Shtetit apelon për kujdes në qarkullim

Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit për shkak…