Java Kulturore Kineze, çelet ekspozita e dy artistëve Wu Jun dhe Lin Zhaoyang

Në ambientet e galerisë Fab në kryeqytet, u çel sot ekspozita “Close as Distant Horizons”. Artistët e njohur kinezë, Wu Jun dhe Lin Zhaoyang sollën për publikun artadashës, 40 nga veprat më të veçanta që pasqyrojnë ndërthurjen e estetikës tradicionale kineze me elementë bashkëkohorë.


Në ambientet e galerisë Fab në kryeqytet, u çel sot ekspozita “Close as Distant Horizons”. Artistët e njohur kinezë, Wu Jun dhe Lin Zhaoyang sollën për publikun artadashës, 40 nga veprat më të veçanta që pasqyrojnë ndërthurjen e estetikës tradicionale kineze me elementë bashkëkohorë.

Në çeljen e ekspozitës ishin të pranishëm jo vetëm dy artistët protagonistë, por edhe qytetarë dhe artdashës të shumtë.

Artisti Jun, në fjalën përshëndetëse për të pranishmit, u shpreh entuziast për angazhimin në këtë aktivitet kulturor që mbahet në Tiranë. Ai nuk i kurseu vlerësimet për mikpritjen, artin, kulturën dhe gjithçka tjetër gjeti në kryeqytetin shqiptar gjatë këtyre ditëve të qëndrimit.

Në ceremoni morën pjesë edhe ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Pang Chunxue, rektori i Universitetit të Arteve, prof. dr. Erald Bakalli dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Brisi Trajko.

Ekspozita, vjen si një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar simbolikën dhe historinë që fshihet pas kompozimeve të tyre, të cilat reflektojnë mbi kuptimin e jetës dhe dimensionet e ekzistencës.

Nga data 22 deri më 26 shtator, Shqipëria do të ketë mundësinë të përjetojë një udhëtim unik nëpërmjet artit, muzikës, vallëzimit dhe shijes kineze.

Në kuadër të Javës Kulturore Kineze, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, sjell një program të pasur aktivitetesh në Tiranë dhe Elbasan, që synon të afrojë dy kulturat dhe të krijojë mundësi për shkëmbim dhe mirëkuptim mes popujve.

Në fund të Javës Kulturore Kineze, më 26 shtator, Tiranës do t’i ofrohet një shije autentike e kulinarisë kineze.


Aktivitetet që do organizohen këto ditë në Tiranë, në kuadër të Javës Kulturore Kineze, janë të hapura dhe pa pagesë për publikun.

Zhanret artistike, nga piktura, baleti dhe gastronomia janë një mundësi për të eksploruar dhe përjetuar thelbin e një kulture mijëravjeçare, si edhe një tjetër provë e bashkëpunimit të ngushtë mes Kinës dhe Shqipërisë.

Burimi ATSH

Gjinari, destinacioni i preferuar dimëror i vizitorëve

Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur” ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Gjinari, që këto…

Global 360

Osmani: Do të jemi bashkë me Shqipërinë krah SHBA-së në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Gjinari, destinacioni i preferuar dimëror i vizitorëve

Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur” ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Gjinari, që këto…