Nis Festivali i Filmit të Shkurtër ‘KO:SH 2025’: 81 filma nga 40 vende të botës

Prej sot e deri më 13 shtator, në qytetin e Korçës do të zhvillohet Festivali i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2025.


Prej sot e deri më 13 shtator, në qytetin e Korçës do të zhvillohet Festivali i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2025.

Tema e këtij viti është “Zhvendosja”, qoftë e shkaktuar nga lufta, mungesa e demokracisë, vështirësitë ekonomike apo korrupsioni sistemik, një çështje e cila po formëson jetët e miliona njerëzve anembanë botës.

KO:SH Film Fest është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kinematografisë në rajon. Gjatë pesë ditëve të festivalit, do të shfaqen 81 filma nga 40 vende të botës, duke e kthyer Korçën në një qendër të vërtetë të artit dhe kulturës ndërkombëtare.

Aktivitetet do të zhvillohen në Kinema Majestic, Galerinë e Arteve Digjitale Korçë, Bibliotekën e Korçës dhe Qendrën Rinore Korçë.

Vendi në fokus këtë vit është Bullgaria, dhe një program i kuruar nga “In The Palace Short Film Festival”, që do të shfaqet sonte ne mbrëmje. Në program janë 6 filma të shkurtër bullgarë. Programi për fëmijë do të përfshijë shfaqje filmash, punëtori dhe masterklasa, ku fëmijët e moshave të ndryshme do të kenë mundësinë të marrin pjesë.

Gjithashtu, gjatë ditëve të KO:SH Film Fest 2025 do të organizohen edhe seanca diskutimesh mbi tema të ndjeshme, duke e bërë këtë edicion një hapësirë gjithëpërfshirëse për të gjithë.

Bashkia Korçë ftoi të gjithë qytetarët dhe vizitorët të bëhen pjesë e këtyre ditëve të mbushura me art, kulturë dhe diskutime frymëzuese.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Opozita nuk votoi asnjë prej paketës së ligjeve të integrimit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kujtoi sot se opozita nuk ka votuar asnjë prej paketës së ligjeve…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Opozita nuk votoi asnjë prej paketës së ligjeve të integrimit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kujtoi sot se opozita nuk ka votuar asnjë prej paketës së ligjeve…