Ambasada gjermane dhe KfW vizitë në Shkodër, në fokus zhvillimi rajonal dhe turizmi në Alpe

Përfaqësues të ambasadës gjermane dhe të KfW vizituan Shkodrën për të biseduar me kryetarin e bashkisë, Benet Beci dhe administratën vendore mbi të ardhmen e zonës.


Përfaqësues të ambasadës gjermane dhe të KfW vizituan Shkodrën për të biseduar me kryetarin e bashkisë, Benet Beci dhe administratën vendore mbi të ardhmen e zonës.

Vizita e zhvilluar gjatë javës së shkuar, në qendër të vëmendjes kishte strategjinë “Gateway to the Alps”, një koncept ambicioz, i cili përmes masave të gjera ndërtimore dhe rikonstruksioneve synon ta bëjë qytetin dhe rrethinat më tërheqëse për turizmin.

Shkodra, si “porta hyrëse” në zonën malore, duhet të tërheqë më shumë vizitorë, duke gjeneruar impulse të reja ekonomike.

Bashkia paraqiti një koncept bindës, i cili jo vetëm që shpalos potencial turistik, por gjithashtu premton efekte të gjera në përfitimin e të ardhurave dhe shpërndarjen e tyre, bëri të ditur ambasada gjermane në një njoftim për shtyp.

Ambasada thekson se po shqyrton një mundësi bashkëfinancimi (së bashku me Bankën Evropiane të Investimeve – EIB), për të mbështetur këtë projekt premtues.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha-Sybiha: Tirana mirëpret në qershor Takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë–Evropa Juglindore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me Andrii Sybiha, ministër i Punëve…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha-Sybiha: Tirana mirëpret në qershor Takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë–Evropa Juglindore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me Andrii Sybiha, ministër i Punëve…