Begaj uron Fitër Bajramin: Të udhëhiqemi nga përkushtimi, vetëpërmbajtja dhe sakrifica

Presidenti Bajram Begaj festoi sot Fitër Bajramin mes besimtarëve myslimanë në Golem, nga ku përcolli urimet për të gjithë shqiptarët.


Presidenti Bajram Begaj festoi sot Fitër Bajramin mes besimtarëve myslimanë në Golem, nga ku përcolli urimet për të gjithë shqiptarët.

“Zgjodha të jem në Golem, në këtë xhami të mrekullueshme, për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin”, u shpreh Begaj, gjatë vizitës në xhaminë e Golemit.

Kreu i Shtetit theksoi se vlerat që mbart muaji i Ramazanit, si përkushtimi, vetëpërmbajtja dhe sakrifica, duhet të jenë pjesë e jetës së secilit, në çdo kohë dhe për çdo brez.

“Vlerat që mbart Ramazani nuk duhet të na shoqërojnë vetëm gjatë këtij muaji. Ato duhet të jenë tonat dhe të na udhëheqin gjatë gjithë ditëve të vitit dhe përgjatë gjithë jetës sonë”, u shpreh Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit uroi për çdo besimtar agjërim dhe lutje të pranuara, si dhe gëzim e bekime për të gjithë.

“Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, uroj që Zoti t’ju ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe përkushtimin tuaj! Uroj që të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët të kenë gëzim dhe çdo të mirë në jetën e tyre! Paqe në zemrat tuaja, dritë në shpirtin tuaj dhe bekime në çdo minutë të jetës suaj”, ishte urimi i Kreut të Shtetit.

Burimi ATSH

Ndahet nga jeta Eliot Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve në Kongresin amerikan

Ish-kongresisti amerikan dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ndahet nga jeta Eliot Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve në Kongresin amerikan

Ish-kongresisti amerikan dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.