Hoxha-Sybiha: Tirana mirëpret në qershor Takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë–Evropa Juglindore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me Andrii Sybiha, ministër i Punëve të Jashtme të Ukrainës.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me Andrii Sybiha, ministër i Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha thekson se “teksa agresioni në shkallë të gjerë i Rusisë kundër Ukrainës hyn në vitin e tij të pestë, rikonfirmova se Shqipëria dënon hapur shkeljet e vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës ndërkombëtare humanitare, përfshirë sulmet e përsëritura kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës kritike të Ukrainës”.

Kryediplomati nënvizon se “Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për lirinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe për llogaridhënien, një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe për të ardhmen e saj evropiane”.

Gjatë bisedës me homolgun ukrainas, ministri Hoxha bën me dije se rikonfirmuan “angazhimin e përbashkët për të thelluar më tej marrëdhëniet Shqipëri–Ukrainë përmes bashkëpunimit të ngushtë, duke avancuar rrugët tona respektive drejt Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në paqen, stabilitetin dhe sigurinë në mbarë Evropën”.

“Pres me kënaqësi të mirëpres Ministrin Sybiha në Shqipëri, në Takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë–Evropa Juglindore, që do të organizojmë në muajin qershor në Tiranë”, deklaroi ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Burimi ATSH

“Tirana Economic Forum”, ambasadorja Hajdaraga takim me presidentin e Delphi Economic Forum.

Ambasadorja Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Symeon Tsomokos, President i Delphi Economic Forum.

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Tirana Economic Forum”, ambasadorja Hajdaraga takim me presidentin e Delphi Economic Forum.

Ambasadorja Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Symeon Tsomokos, President i Delphi Economic Forum.