Jaupaj mbledh Këshillin Kombëtar të Faunës, konkretizohen hapat për zbatimin e ligjit për Gjuetinë

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj ka mbledhur një ditë më parë Këshillin Kombëtar të Faunës u vendos në fokus zbatimi i ligjit për Gjuetinë, duke diskutuar hapat konkretë për ta bërë atë efektiv dhe të zbatueshëm në terren.


Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj ka mbledhur një ditë më parë Këshillin Kombëtar të Faunës u vendos në fokus zbatimi i ligjit për Gjuetinë, duke diskutuar hapat konkretë për ta bërë atë efektiv dhe të zbatueshëm në terren.

Jaupaj së bashku me përfaqësues të shoqatave të mjedisit dhe të gjuetarëve dhe ekspertë të Ministrisë së Mjedisit, diskutuan për hartimin e akteve nënligjore, Programin Kombëtar të Zhvillimit të Gjuetisë, menaxhimin e zonave të gjuetisë, si edhe përcaktimin e një sistemi transparent dhe të drejtë tarifash.

Ministri theksoi se “bashkitë dhe federatat e gjuetarëve do të kenë një rol të rëndësishëm si aktorë kyç në menaxhimin e qëndrueshëm të faunës së egër, në bashkëpunim me ekspertizën shkencore për përgatitjen e listës së llojeve objekt gjuetie”.

Moratoriumi për gjuetinë, pas më shumë se një dekade, është hequr, duke lejuar këtë aktivitet në zona të caktuara, sipas rregullave të parashikuara në ligjin e ri të “Për gjuetinë”.

Tashmë ligji mbron të drejtën e gjuetarëve dhe nxit bashkëpunimin midis tyre dhe menaxhuesit të zonës, si dhe mes strukturave të parashikuara në këtë ligj për ruajtjen dhe menaxhimin e faunës së egër dhe të habitatit të saj.

Zonat e lejuara për gjueti shtrihen në sipërfaqe jo më të vogla se 500 ha në zonat fushore dhe jo më të vogla se 1000 ha në zonat malore, ndërsa rezervatet e mbarështimit të llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie, krijohen në sipërfaqe jo më të vogla se 50 ha dhe kufijtë i propozohen ministrisë nga njësitë përgjegjëse për gjuetinë.

Lexo më shumë nga

Ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës

Ambasada britanike në Tiranë u bëri sot thirrje të gjitha palëve të respektojnë të drejtën për protestë paqësore dhe lirinë…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës

Ambasada britanike në Tiranë u bëri sot thirrje të gjitha palëve të respektojnë të drejtën për protestë paqësore dhe lirinë…