Imzot Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin: Pavarësisht besimit, të gjithë kemi paqen në radhë të parë

Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji pas takimit me Myftiun e Bashkësisë Islame, Naim Tërnava u ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.


Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji pas takimit me Myftiun e Bashkësisë Islame, Naim Tërnava u ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.

Ai theksoi se ky është një moment i mirë që të festojnë të gjithë bashkë, duke shtuar se pavarësisht besimit të gjithë kanë paqen në radhë të parë.

“Është një moment i mirë që të gjithë bashkë të festojmë, edhe ne sikur katolikë jemi në kohën e kreshmës, në kohën e agjërimit, në kohën e reflektimit, në kohën e lutjes, në kohën e përmirësimit të marrëdhënies sonë me Zotin dhe me njëri-tjetrin. Kështu që shfrytëzoj rastin t’ju uroj të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, pavarësisht besimit katolik apo mysliman, ortodoks apo diçka tjetër, ne të gjithë kemi paqen në radhë të parë në zemrat tona, harmoninë dhe lumturinë në familjet tona, mirëkuptimin, paqen dhe rendin e vlerave dhe rregullat në shoqërinë tonë”, u shpreh ai.

Imzot Dodë Gjergji the se “i ftoj të gjithë sa për t’u lutur për paqe në botë sepse bota asnjëherë s’ka qenë më e rrezikuar sesa në këto momente kur ne edhe agjërojmë, edhe festojmë së bashku. Prandaj nuk më mbetet asgjë tjetër përveçse për ta thënë atë që e ka thënë i madhi Fishta: ‘Ne vërtet i festojmë Bajram e Pashkë secili sipas mënyrës së vet, por shqiptarinë e kemi bashkë dhe të ardhmen duhet ta ruajmë si të tillë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama për ”Bloomberg”: Projektet turistike strategjike do të vazhdojnë pavarësisht protestave

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij nuk do të tërheqë mbështetjen e saj për dy projekte resortesh luksoze…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për ”Bloomberg”: Projektet turistike strategjike do të vazhdojnë pavarësisht protestave

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij nuk do të tërheqë mbështetjen e saj për dy projekte resortesh luksoze…