Ibrahimaj: Ringrihet Bordi i Transparencës, ulet me 20% akciza e karburanteve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi mbrëmë se qeveria ka vendosur të ringrejë Bordin e Transparencës për monitorimin e çmimeve të karburanteve.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi mbrëmë se qeveria ka vendosur të ringrejë Bordin e Transparencës për monitorimin e çmimeve të karburanteve.

Gjatë një interviste në media, ministrja bëri të ditur se është vendosur gjithashtu ulja me 20% e akcizës së naftës, nga 39.6 lekë që është aktualisht.

“Duke parë ecurinë në ditët e fundit, kemi vendosur të ringremë Bordin e Transparencës dhe të ndërhyjmë edhe në nivelin e akcizës, duke e reduktuar me 20% nga 39.6 lekë që është aktualisht”, deklaroi ministrja.

Këto dy akte, bëri të ditur ajo, do të kalojnë me urgjencë në Këshillin e Ministrave.

“Dua të bëj të qartë se si do të jetë regjimi në të cilin do të futemi. Kemi një formulë që është në fuqi: marrim parasysh çmimin e bursës Platts, taksat, dhe për çmimin e shumicës do të ketë marzh 3 lekë për litër, ndërsa për çmimin e pakicës 12 lekë për litër. Me anë të këtij mekanizmi garantojmë se çmimet do të jenë të kontrolluara dhe nuk do të ketë abuzim”, deklaroi ajo.

Sipas ministres, këto çmime janë tavan dhe mbi to nuk mund të tregtohet, pasi ka penalitete.

Ministrja theksoi se qeveria, që nga nisja e konfliktit në Lindjen e Mesme, ka ngritur një Taskforcë për monitorimin e çmimeve dhe se nuk rezulton që kompanitë të kenë spekuluar me çmimet, pasi çmimi në bursat ndërkombëtare është rritur me 80%, ndërsa në tregun vendas vetëm me 24%.

“Deri tani ajo që kemi vëzhguar është se nuk ka pasur abuzim me çmimin. Çmimet sot në Shqipëri janë rritur me 24%, ndërsa në bursë janë rritur me 80%. Pra është spekulim të thuash se ka spekulim me çmimet. Marzhi i fitimit të kompanive është rreth 8-9%, i pranueshëm duke konsideruar kostot e të bërit biznes”, tha ministrja.

Ministrja Ibrahimaj po ashtu theksoi se po punohet për ngritjen e një enti publik për sigurimin e rezervave të detyrueshme të karburantit.

Sipas saj, draftligji është gati për konsultim publik.

“Ky ent publik do të mbajë rezervën e detyrueshme dhe projektligji është në konsultim publik”, tha Ibrahimaj.

Ministrja vuri në dukje se deri tani nuk ka patur rritje të çmimeve të ushqimeve dhe se në rast të rritjes së tyre qeveria do të ndërhyjë me paketa mbështetëse për kategoritë në nevojë dhe pensionistët.

Sot, nafta në tregun me pakicë u shit me 214 lekë për litër.

9,7 milionë tonë prodhim bujqësor në 2025-ën, INSTAT: Perimet në rritje, në rënie drithërat dhe frutat

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) publikoi të dhënat për prodhimin bujqësor në vitin 2025, ku fermerët shqiptarë kanë prodhuar…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

9,7 milionë tonë prodhim bujqësor në 2025-ën, INSTAT: Perimet në rritje, në rënie drithërat dhe frutat

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) publikoi të dhënat për prodhimin bujqësor në vitin 2025, ku fermerët shqiptarë kanë prodhuar…