Begaj apel banorëve të rrezikuar nga zjarret: Bashkëpunoni me strukturat e emergjencave civile

Presidenti Bajram Begaj u shpreh sot në një mesazh për situatën kritike të zjarreve në vend se po ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet.


Presidenti Bajram Begaj u shpreh sot në një mesazh për situatën kritike të zjarreve në vend se po ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet.

Begaj shpërndau mesazh në rrjetet sociale, ku bën thirrje për ndërgjegjësim.

“Me shqetësim të thellë po ndjek situatën kritike të shkaktuar nga zjarret, me të cilat po përballet vendi ynë. Në këto momente sfiduese dua të bëj thirrje për ndërgjegjësim maksimal nga secili prej nesh, duke treguar kujdes, angazhim dhe përgjegjësi”, u shpreh Presidenti Begaj.

“Ftoj të gjithë qytetarët, veçanërisht banorët e Bashkisë Gramsh, Njësisë Administrative Skënderbegas, ku situata është edhe më kritike, të bashkëpunojnë e të kontribuojnë krah për krah me strukturat e emergjencave civile, zjarrfikësit, Forcat e Armatosura dhe policinë, të cilët po punojnë dhe sakrifikojnë për të mbrojtur jetën, pronën, pasurinë”, apeloi Presidenti.

“Mbështetja jonë për ta, me çdo formë të mundshme, është jetike”, vuri në dukje ai.

Në emër të të gjithë shqiptarëve, Begaj falënderoi të gjithë efektivët e angazhuar, si dhe shprehu mirënjohje të thellë për ndihmën që Shqipëria po merr nga vendet mike, përfshirë dërgimin e helikopterëve dhe pajisjeve të specializuara.

Vendi është përfshirë këto ditë nga zjarre të favorizuar nga temperaturat e larta ku në disa zona flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur fshatra dhe rrezikuar banorët.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

QSUT: Jeta e pacientëve nuk u cenua në asnjë moment nga ikja e energjisë, aparaturat jetike në funksion

Mbrëmjen e sotme, për shkak të një problemi në linjën 110kV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), mbetën pa…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

QSUT: Jeta e pacientëve nuk u cenua në asnjë moment nga ikja e energjisë, aparaturat jetike në funksion

Mbrëmjen e sotme, për shkak të një problemi në linjën 110kV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), mbetën pa…