Vetëdeklarimi i adresës, prej sot në e-Albania

Duke nisur nga sot, shtetasit shqiptarë dhe të huaj që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të kryejnë deklarimin, ndryshimin ose saktësimin e vendbanimit, apo të vendqëndrimit në rrugë elektronike (online), në portalin qeveritar “e-Albania”.


Duke nisur nga sot, shtetasit shqiptarë dhe të huaj që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të kryejnë deklarimin, ndryshimin ose saktësimin e vendbanimit, apo të vendqëndrimit në rrugë elektronike (online), në portalin qeveritar “e-Albania”.

Vendimi i miratuar së fundi nga qeveria, i cili hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, parashtron procedurën që do të kryhet tashmë vetëm në mënyrë elektronike, përmes portalit qeveritar “e-Albania”. Qytetarët do të ngarkojnë dokumentet që vërtetojnë pronësinë, qiramarrjen apo përdorimin e banesës, si dhe çdo dokument tjetër ligjor që provon vendbanimin e deklaruar.

Vendimi përcakton që nëse një person kërkon të regjistrohet në një familje ekzistuese, kërkesa e tij duhet të konfirmohet nga kryefamiljari përmes “e-Albania”, duke respektuar standardet ligjore të banimit. Çdo ndryshim i kryefamiljarit reflektohet automatikisht për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes.

Po ashtu, është e detyrueshme që të gjithë anëtarët e një familjeje të kenë të njëjtën adresë vendbanimi, që përmban të gjitha elementet sipas sistemit të adresave në fuqi.

Një risi e rëndësishme e këtij vendimi është përfshirja e qytetarëve që ndodhen në burgje, paraburgime ose institucione shëndetësore për kurim afatgjatë. Nëse qëndrimi i tyre zgjat më shumë se tre muaj, institucionet përkatëse duhet të njoftojnë zyrën e gjendjes civile për regjistrimin e vendbanimit të ri. Njoftimi duhet të bëhet brenda 48 orëve pas përmbushjes së afatit, ndërsa në përfundim të qëndrimit, duhet të informohet zyra përkatëse brenda pesë ditësh.

Në rast se zyrat e gjendjes civile konstatojnë mangësi në dokumentacion ose të dhëna të pasakta për adresën, qytetarët njoftohen përmes “e-Albania” dhe kanë tre ditë kohë për të përditësuar informacionin. Nëse konstatohet pasaktësi që mund të korrigjohet pa ndërhyrje të qytetarit, ajo bëhet automatikisht nga nëpunësit e zyrës përkatëse.

Vendimi rregullon edhe procedurat për shtetasit e huaj, refugjatët dhe personat pa shtetësi. Institucionet përkatëse kanë detyrimin të njoftojnë çdo akt që krijon, shuan ose ndryshon të drejtat për vendqëndrimin e tyre, ndërsa deklarimi i adresës bëhet nga zyrat e gjendjes civile në përputhje me ligjin për të huajt.

Ky vendim shfuqizon vendimin e datës 11.12.2009 dhe synon të modernizojë, lehtësojë dhe saktësojë sistemin e adresave dhe regjistrimin e vendbanimeve në Shqipëri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…