“Auto Moto d’Epoca” mbledh në Tiranë dashamirësit e automjeteve klasike

Në kryeqytet vijon dita e dytë e panairit “Auto Moto d’Epoca”, një ngjarje që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e dashamirësve të automjeteve klasike dhe historike.


Në kryeqytet vijon dita e dytë e panairit “Auto Moto d’Epoca”, një ngjarje që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e dashamirësve të automjeteve klasike dhe historike.

Gjatë gjithë ditës, vizitorët treguan kureshtje për koleksionet e rralla të ekspozuara, duke u mahnitur nga pasioni dhe përkushtimi me të cilin komuniteti shqiptar i automotivës po ruan historinë dhe trashëgiminë e këtyre mjeteve ikonike.

Organizatorët theksojnë se interesi i madh i publikut tregon se dashuria për automjetet klasike është kthyer në një pasion të përbashkët, që bashkon breza dhe kontribuon në ruajtjen e një pjese të rëndësishme të identitetit kulturor shqiptar.

“Është një ndjenjë krenarie të shohësh se Shqipëria ka një komunitet kaq të fortë dhe të përkushtuar, që e konsideron këtë pasuri kulturore si pjesë të historisë sonë kombëtare”, u shprehën përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.

Panairi “Auto Moto d’Epoca” do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke ofruar për publikun një udhëtim unik në kohë përmes mjeteve që “flasin më shumë se 1000 fjalë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Tirana Economic Forum”, ambasadorja Hajdaraga takim me presidentin e Delphi Economic Forum.

Ambasadorja Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Symeon Tsomokos, President i Delphi Economic Forum.

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Tirana Economic Forum”, ambasadorja Hajdaraga takim me presidentin e Delphi Economic Forum.

Ambasadorja Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Symeon Tsomokos, President i Delphi Economic Forum.