Gonzato takim me kryebashkiakun Filo: Diskutuam mënyrat për të mbështetur Korçën me projekte të reja të financuara nga BE

Me rastin e Javës së Evropës 2025, ambasadori i BE, Silvio Gonzato vizitoi qytetin e Korçës dhe u takua me kryetarin e Bashkisë, Sotiraq Filo.


“Me 70% të legjislacionit të BE-së të zbatuar në nivel lokal, përfshirja e mëtejshme e bashkive dhe burimet shtesë të dedikuara për to mbeten me rëndësi të madhe”, u shpreh sot ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Me rastin e Javës së Evropës 2025, Gonzato vizitoi qytetin e Korçës dhe u takua me kryetarin e Bashkisë, Sotiraq Filo.

Gonzato theksoi se, “ishte një rast i frytshëm për të bërë një bilanc të bashkëpunimeve të mëparshme të suksesshme në fushat e inovacionit, arsimit dhe turizmit, dhe për të gjetur mënyra të reja për të mbështetur Korçën me projekte të reja të financuara nga BE”.

“Është e rëndësishme të sigurohet përfshirja e qytetit në zbatimin e Planit të Rritjes dhe Axhendës së Reformave”, theksoi ai.

“Ka shumë potencial në Korçë si në fushën e turizmit të qëndrueshëm ashtu edhe në atë dixhital. Erdha për të diskutuar me kryetarin e bashkisë se si mund t’i mbështesim më së miri përpjekjet e qytetit për të rritur atraktivitetin e tij dhe për të ofruar stimuj për të rinjtë e tij të talentuar. Gjithashtu i bëra thirrje kryetarit të bashkisë të përfitojë plotësisht nga procesi i integrimit në BE dhe vlerësova mënyrën se si bashkia ka investuar në marrëdhënien e saj me BE-në”, nënvizoi ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato në një postim në rrjetet sociale.

Burimi ATSH

Filo: Turizëm gjatë gjithë vitit në Korçë, po shtohen vizitorët nga vendet fqinje

Prej vitesh turizmi në Korçë ka njohur vetëm rritje. Edhe sezoni veror që lamë pas nuk bëri dallim nga ky…

Global 360

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për paqen dhe të ardhmen e kontinentit

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, deklaroi sot se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një nga sfidat më domethënëse dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Filo: Turizëm gjatë gjithë vitit në Korçë, po shtohen vizitorët nga vendet fqinje

Prej vitesh turizmi në Korçë ka njohur vetëm rritje. Edhe sezoni veror që lamë pas nuk bëri dallim nga ky…