Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore e Shqipërisë, një moment të veçantë për Kishën dhe gjithë vendin.


Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore e Shqipërisë, një moment të veçantë për Kishën dhe gjithë vendin.

Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv i Arqidioqezës Shkodër-Pult, Dom Artur Jaku, Rektor i Bazilikës së Nanës së Këshillit të Mirë dhe Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë bwn tw ditur detaje pwr aktivitetet që do të organizohen në kuadër të 130-vjetorit të shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore e Shqipërisë, si dhe shpalljes së Vitit Jubilar Marian në Bazilikën kushtuar asaj.

Gjatë prezantimit, u theksua rëndësia shpirtërore dhe historike e këtij përvjetori për Kishën Katolike në Shqipëri dhe për mbarë besimtarët, duke e cilësuar këtë vit si një kohë të veçantë hiri, reflektimi dhe ripërtëritjeje shpirtërore.

Ky vit jubilar pritet të mbledhë besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë, duke e kthyer Bazilikën e Nanës së Këshillit të Mirë në një qendër të rëndësishme pelegrinazhi dhe përjetimi shpirtëror.

Në kuadër të këtij viti jubilar, Kisha Katolike Shqiptare ka dërguar një ftesë edhe Papa Leonit, si një nder dhe shenjë e rëndësisë së këtij përvjetori.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…