Hyn në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e hidrokarbureve në Shqipëri

Në Fletoren Zyrtare, është botuar sot vendimi për krijimin e Bordit të Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve.


Në Fletoren Zyrtare, është botuar sot vendimi për krijimin e Bordit të Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve.

Agjencia për Media dhe Informim (MIA) bën me dije se ky vendim vjen për të garantuar kontroll, transparencë dhe mbrojtje të interesit publik në një sektor me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit dhe jetën e qytetarëve.

Në vendim thuhet se është shpallur situatë së veçantë në tregun e hidrokarbureve, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit.

Këshilli i Ministrave vendosi “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi deri në një vendimmarrje të dytë nga ana e Këshillit të Ministrave.

“Gjatë periudhës së situatës së veçantë ngrihet dhe funksionon Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të Nënprodukteve të Naftës dhe Gazit”, thuhet në njoftim.

Sipas vendimit, subjektet detyrohen që brenda dates 24.3.2026, të njoftojnë pranë ministrit përgjegjës për ekonominë përfaqësuesit e tyre nëpërbërje të këtij bordi.

Në vendim, nënvizohet se “çmimet, që përcaktohen nga Bordi gjatë situatës së veçantë, janë të detyrueshme për të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtimit të nënprodukteve të naftës dhe të gazit në vend, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi”.

Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave si dhe subjektet e licencuara për veprimtari me shumicë dhe pakicë në tregun e hidrokarbureve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Burimi ATSH
.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri