Salla në Divjakë: Vijojmë mbështetjen përmes Skemës Kombëtare

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi sot fermën “Vjen”, në Divjakë


Në Divjakë në fermën “Vjen”, prej vitit 2005 ka nisur një iniciativë familjare që është konsoliduar sot në 1600 krerë gjedh.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi sot nga afër këtë fermë, ndërsa u shpreh se është ndërtuar një sipërmarrje e konsoliduar me prodhim ditor prej rreth 20 ton qumësht, duke u kthyer në një nga kontribuesit kryesorë në zinxhirin e furnizimit në vend.

Salla tha se, me mbi 350 hektarë tokë, Eltoni, sipërmarrësi i kësaj ferme siguron vetë bazën ushqimore dhe një cikël të plotë e të qëndrueshëm prodhimi, të ndërtuar mbi punë të përditshme dhe përkushtim.

“Ferma si kjo e Eltonit i japin kuptim zhvillimit të blegtorisë, ndaj do të vijojmë mbështetjen përmes politikave të qeverisë dhe Skemës Kombëtare, për të nxitur zhvillimin e fermave të mesme dhe të mëdha, për të forcuar zinxhirin e vlerës dhe për të çuar më shumë prodhim vendas në treg”, tha Salla.

Skema Kombëtare mbetet një ndër instrumentet kryesore të politikës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të nxitur zhvillimin e sektorit rural, për të garantuar prodhim cilësor dhe për të përgatitur fermat shqiptare për sfidat e integrimit në tregun europian.

Masat e Skemës Kombëtare 2025 përfshijnë: Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta); Zhvillimin e bletarisë; Mbështetje për farë, fidanë dhe inpute të tjera bujqësore; Kultivimin e bimëve mjekësore-aromatike; Nxitjen e fermave organike; Certifikimin Global GAP (standard ndërkombëtar për sigurinë ushqimore dhe gjurmueshmërinë); Mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2025 ofron financim 100% për grupimet e fermerëve dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit.

/Burimi ATSH

Hoxha në Kartën e Adriatikut: Anëtarësimi i Kosovës, forcim i sigurisë rajonale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Kartës së…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha në Kartën e Adriatikut: Anëtarësimi i Kosovës, forcim i sigurisë rajonale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Kartës së…