Përfundon dita e parë e aktivitetit “Giro d’Italia 2025”, Proda falënderon punonjësit e Policisë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka falënderuar punonjësit e Policisë, drejtuesit e tyre dhe në veçanti kursantët dhe studentët e Akademisë së Sigurisë, të cilët përmbushën me sukses detyrën.


Falë masave të përbashkëta të ndërmarra, bashkëpunimit e koordinimit mes strukturave të Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe organizatorëve, përfundoi me sukses dita e parë e aktivitetit “Giro d’Italia 2025”, që nisi sot nga Durrësi dhe përfundoi në Tiranë.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka falënderuar punonjësit e Policisë, drejtuesit e tyre dhe në veçanti kursantët dhe studentët e Akademisë së Sigurisë, të cilët përmbushën me sukses detyrën.

“Falënderoj të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e angazhuar në mbarëvajtjen e etapës së parë. Ta shikoje garën ishte spektakolare dhe pa dyshim pjesë e spektaklit ishte edhe puna dhe përkushtimi i gjithsecilit prej jush”, tha Proda.

“Falënderoni nga ana ime çdo punonjës të angazhuar, e në veçanti kursantët dhe studentët e Kolegjit dhe të Fakultetit për Sigurinë dhe Hetimin në Akademinë e Sigurisë, që u përballën për herë të parë me detyra të tilla. Besoj te profesionalizmi dhe përkushtimi i secilit prej jush edhe në dy fazat e tjera të “Giro d’Italia 2025”, që ky aktivitet ndërkombëtar të përmbyllet me sukses”, theksoi Proda.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasadorja Hajdaraga takim me Zv.Kryeministrin e Greqisë

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim miqësor dhe produktiv me Zëvendës Kryeministrin e Greqisë, Kostis Hatzidakis

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ambasadorja Hajdaraga takim me Zv.Kryeministrin e Greqisë

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim miqësor dhe produktiv me Zëvendës Kryeministrin e Greqisë, Kostis Hatzidakis