Prezantohet projekti “EU for Democracy”, Peleshi: Kuvendi, rol kyç në rrugëtimin drejt BE

Projekti “EU for Democracy”, një partneritet mes Kuvendit të Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe International IDEA, synon forcimin e rolit të Kuvendit në procesin e anëtarësimit në BE.


Projekti “EU for Democracy”, një partneritet mes Kuvendit të Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe International IDEA, synon forcimin e rolit të Kuvendit në procesin e anëtarësimit në BE.

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi vlerësoi se projekti do të mbështesë fuqizimin e funksioneve të Kuvendit dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare, rritjen e transparencës dhe forcimin e bashkëpunimit me qytetarët, median dhe shoqërinë civile.

“Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian dhe Kuvendi do të vazhdojë të luajë një rol kyç në këtë rrugëtim historik”, shkruan Peleshi.

“EU for Democracy” është një nismë e financuar nga Bashkimi Europian dhe e zbatuar nga International IDEA në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë, me fokus forcimin e demokracisë parlamentare dhe mbështetjen e procesit të integrimit europian.

Projekti synon të rrisë kapacitetet e Kuvendit në procesin e negociatave me BE-në; të modernizojë administratën dhe shërbimet parlamentare; të përmirësojë mekanizmat e mbikëqyrjes dhe transparencës; të forcojë bashkëpunimin me qytetarët, median dhe shoqërinë civile.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqiptare Gogu takime në Gjermani: IBAR, autorizim për të vijuar në fazën më kërkuese të negociatave

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot takime me përfaqësues të lartë të qeverisë gjermane, përkatësisht me ministrin e Shtetit…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqiptare Gogu takime në Gjermani: IBAR, autorizim për të vijuar në fazën më kërkuese të negociatave

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot takime me përfaqësues të lartë të qeverisë gjermane, përkatësisht me ministrin e Shtetit…