Rama: Shoqëri e përbashkët mes shtetit dhe biznesit për administrimin e Parkut Metalurgjik

Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me bizneset e interesuara për t’u bërë pjesë e territorit brenda Parkut Metalurgjik, u ndal te mënyra se si do të funksionojë ky park.


Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me bizneset e interesuara për t’u bërë pjesë e territorit brenda Parkut Metalurgjik, u ndal te mënyra se si do të funksionojë ky park.

Rama kërkoi që bizneset të zgjedhin një përfaqësi për të përcjellë kërkesat e tyre.

“Ne duhet të kemi edhe një ide të qartë nga ju, në mënyrë që të ketë një komunikim dhe partneritet me bashkinë dhe Korporatën Shqiptare të Investimeve, që të krijohet një ide e qartë dhe të vendosen piketat e bashkëpunimit”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se duhet të bihet dakord paraprakisht mbi hapësirat që kërkon secili biznes në mënyrë që bashkë me arkitektët të përcaktohen ato hapësira që ka shteti në funksion të biznesit.

“Duhet të përcaktojmë metodën si do të punojmë bashkërisht, por edhe nëse ju doni të qëndroni thjesht në pjesën e biznesit tuaj apo do të dëshironi të bëheni pjesë e strukturës që do merret me të gjithën”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, Parku do të menaxhohet nga një shoqëri e përbashkët mes shtetit, bashkisë dhe bizneset mund të bëhen pjesë e kësaj shoqërie.

“Nuk ju thotë njeri të merrni barrën kryesore, por mund të hyni si partner në atë shoqëri. Unë jam absolutisht i vetëdijshëm edhe se çfarë duhet të bëjmë ne që ju të keni garancinë e zgjerimit”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet projekti “EU for Democracy”, Peleshi: Kuvendi, rol kyç në rrugëtimin drejt BE

Projekti “EU for Democracy”, një partneritet mes Kuvendit të Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe International IDEA, synon forcimin e rolit të…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet projekti “EU for Democracy”, Peleshi: Kuvendi, rol kyç në rrugëtimin drejt BE

Projekti “EU for Democracy”, një partneritet mes Kuvendit të Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe International IDEA, synon forcimin e rolit të…