KQZ publikon fletët e votimit për zgjedhësit jashtë vendit

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka publikuar sot fletët e votimit për 12 qarqe të vendit për zgjedhësit jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj.


Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka publikuar sot fletët e votimit për 12 qarqe të vendit për zgjedhësit jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Celibashi thekson se “fletët e votimit për zgjedhësit Jashtë Shqipërisë kanë të njëjtën përmbajtje si fletët e votimit brenda vendit, por përmbajnë një element dallues të veçantë”.

Kujtojmë se KQZ ka miratuar sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qark për zgjedhësit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Nga përpunimi i të dhënave në Platformën Elektronike të Regjistrimit, rezulton se numri i zgjedhësve të regjistruar në listën e zgjedhësve nga jashtë është 245,808. Sasia e fletëve të votimit është e barabartë me numrin e zgjedhësve, duke i shtuar 2%. Ndaj, sasia e fletëve të votimit që do të prodhohen për votimin nga jashtë është 250.724 fletë votimi në total

Vendin e Numërimit të Votave nga Jashtë do të jetë në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës “Feti Borova”.

Burimi ATSH

29-vjetori i Tragjedisë së Otrantos

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, z. Fate Velaj, kujton se në këtë ditë, 9 vite më parë, në…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

29-vjetori i Tragjedisë së Otrantos

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, z. Fate Velaj, kujton se në këtë ditë, 9 vite më parë, në…