Karçanaj: Avancim në mbrojtjen kibernetike, sipas standardeve ndërkombëtare

Drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ishte e pranishme në takimin e Grupit të Punës mbi Sigurinë në funksion të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (OEWG), që zhvilloi punimet në Nju-Jork.


Drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj tha se, “Shqipëria është e angazhua për avancimin në fushën e sigurisë kibernetike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë drejtim”.

E pranishme në takimin e Grupit të Punës mbi Sigurinë në funksion të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (OEWG), që zhvilloi punimet në Nju-Jork, Karçanaj theksoi se, “Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm në forcimin e mbrojtjes kibernetike, në përputhje të plotë me standardet më të larta ndërkombëtare”.

Ajo i njohu të pranishmit me punën e bërë deri më tani për të siguruar transaksione dhe autentifikime të sigurta për qytetarët dhe bizneset, duke harmonizuar legjislacionin me rregulloret e BE-së, për të mundësuar një tregti digjitale të sigurt.

Karçanaj u ndal në nismat konkrete që janë ndërmarrë, ku veçoi: Identifikimi elektronik (e-ID) dhe shërbimet digjitale të besueshme, duke siguruar transaksione dhe autentifikime të sigurta; Harmonizim me rregulloren e re të BE-së e-IDAS 2.0, duke mundësuar tregtinë digjitale, të sigurt dhe pa ndërprerje përtej kufijve.

“Shqipëria është plotësisht e angazhuar për të ndarë informacion mbi kërcënimet kibernetike me partnerët ndërkombëtarë dhe për të zhvilluar ekipe të reagimit ndaj incidenteve të sigurisë, si një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve në garantimin e një hapësire digjitale të sigurt”, u shpreh Karçanaj.

Sipas saj, për zhvillimin e strategjive të mbrojtjes kibernetike në nivelin e NATO-s, me përdorimin efikas të Inteligjencës Artificiale, synojmë të parandalojmë e zbulojmë më shpejt kërcënimet eminente.

Karçanaj nënvizoi se, “Shqipëria është e vendosur të rikonfirmojë angazhimin për të bashkëpunuar me shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë, për të forcuar bashkëpunimin shumëpalësh për një të ardhme digjitale të sigurt dhe të qëndrueshme”.

“Hapësira digjitale nuk mund të kthehet në një teatër tjetër konflikti. Le ta përdorim atë si një mjet për të siguruar paqen, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut për të gjithë”, tha ajo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…