Rama: Bektashizmi, monument i gjallë kulture që duhet të mbrohet medoemos nga shteti dhe populli shqiptar

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot në aktivitetin e organizuar për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.


Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot në aktivitetin e organizuar për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, ku theksoi se “Bektashizmi është një monument i gjallë kulture që duhet të mbrohet medoemos nga shteti dhe populli shqiptar”.

Ky aktivitet organizohet nën përkujdesjen e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit, me pjesëmarrjen e klerikëve bektashianë e besimeve të tjerë fetarë, krerëve të lartë shtetëror të vendit, besimtarë e dashamirës.

Në fjalën e tij, Rama tha se “është privilegj të marr fjalën në këtë përvjetor jubilar të krijimit të qendrës botërore të Bektashizmit në Shqipëri dhe të përcjell qoftë shprehjen e admirimit për rolin e bektashinjve shqiptarë në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe përpjekjen shqiptare për pavarësi. Qoftë edhe shprehjen e solidaritetit për vështirësitë gjithnjë e më të madha, unikale në llojin e tyre me të cilat përballen në ditët tona ata që sot e gjithë ditën mbajnë ndezur flakën e këtij besimi”.

“Mora këtu me vete sot këtë libër posaçërisht voluminoz të një studiuesi të mirënjohur i huaj, por i dashuruar me Shqipërinë dhe shqiptare Robert Elsie, i cili edhe varrin kërkoi ta kishte në Shqipëri. U sugjeroj ti hedhin një sy të gjithë ata që do të duan të shprehen për idenë e dhënies së një statusi sovraniteti selisë së Kryegjyshatës Botërore të bektashinjve. Këtu në këtë përmbledhje shumë të detajuar të kësaj historie shqiptare do të gjejnë të gjitha arsyet e shëndetshme për Pse-në e kësaj ideje dhe çdo shqiptar pavarësisht në beson në Zot apo nuk beson në Zot, pavarësisht nëse është mysliman, i krishterë, apo bektashi po e po, nëse është sado pak patriot do ta ketë të pamundur të mos mallëngjehet nga historia e jashtëzakonshme e përpjekjeve dhimbjeve, sakrificave për mëmëdheun që e bëjnë bektashizmin një pasuri të paçmueshme të trashëgimisë sonë historike dhe kulturore”, theksoi Rama.

Më te, kryeministri Rama tha se “këto mund ti them pa gajlen më të vogël se në këtë rast shyqyr Zotit nuk jam bektashi dhe nuk mund të më akuzojë njeri që po bëj diçka në favor të një pale, bektashinjtë nuk janë palë. Rruga e mundimshme e bektashinjve shqiptarë është një rrugë unikale mistike, tolerenace dhe uniteti, e cila mishërohet në fjalët e poetit tonë kombëtar Naim Frashëri; “Nuk vetëm mes tyre, por edhe me gjithë njerëzinë bektashinjtë janë vëllezër në shpirt, duan si shpirtin e tyre dhe të tjerë myslimane të krishterë shkojnë mirë e bukur me gjithë njerëzinë, por më shumë duan mëmëdhenë dhe mëmëdhetarët, që kjo është më e mira nga të gjitha të mirat””.

“Për Naimin, Bektashizmi është një vlerë e posaçme kombëtare se nuk shikon dallim midis myslimanit dhe të krishterit sepse të gjithë janë një në sytë e Zotit. Bektashizmi është një traditë shpirtërore, që e ka ndikuar thellë pëlhurën kulturore, fetare dhe shoqërore të Ballkanit, të Anadollit po e po, por edhe më gjerë, por mbi të gjitha ai ka ndikuar pazëvendësueshmërisht në mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar, në mësimin e gjuhës shqipe dhe në themelet e rezistencës për pavarësi kombëtare të shqiptareve, natyrisht jo në mënyrë ekskluzive, por krah për krah me komunitetin mysliman dhe me përfaqësues legjendarë të komunitetit ortodoks, por edhe atij katolik”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ndërhyrje e shpejtë e Policisë Kufitare në Vlorë dhe Dhërmi, shpëtohen 8 shtetas në det

Policia Kufitare në Vlorë ka reaguar me shpejtësi në dy raste të ndara në Vlorë dhe Dhërmi, duke u ardhur…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Ndërhyrje e shpejtë e Policisë Kufitare në Vlorë dhe Dhërmi, shpëtohen 8 shtetas në det

Policia Kufitare në Vlorë ka reaguar me shpejtësi në dy raste të ndara në Vlorë dhe Dhërmi, duke u ardhur…