Këshilli Koordinues, Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mijë nxënës mësojnë shqip

Në takimin e e 4-ët vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, Hasani u shpreh se, “ky Këshill ka për qëllim të trajtojë dhe përcaktojë hapat e ardhshëm në hartimin e politikave konkrete dhe realiste për ruajtjen e identitetit kulturor, gjuhësor, por dhe të traditave tona kombëtare”.


Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Igli Hasani u shpreh sot se, në vitin 2024 janë shpërndarë mbi 5 mijë tekste me materiale mësimore në diasporë dhe janë përfshirë rreth 20 mijë nxënës në mësimin e gjuhës shqipe.

Në takimin e e 4-ët vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, Hasani u shpreh se, “ky Këshill ka për qëllim të trajtojë dhe përcaktojë hapat e ardhshëm në hartimin e politikave konkrete dhe realiste për ruajtjen e identitetit kulturor, gjuhësor, por dhe të traditave tona kombëtare”.

Po ashtu, shtoi Hasani, “ky takim synon të nxisë vlerat që afirmojnë, jo vetëm identitetin kombëtar, por edhe frymën evropiane të shqiptarëve”.

“Përtej reflektimit për vitin 2024 dhe progresit të arritur në fushat e kulturës, diplomacisë apo ekonomisë, ky është një moment i mirë për të përcaktuar një rrugë të qëndrueshme për vitin e ardhshëm, duke forcuar më tej politikën për diasporën dhe integrimin e saj në shoqërinë shqiptare dhe atë ndërkombëtare. Dhe padyshim është një mundësi e mirë që të sigurojë rritjen dhe integrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në arenën ndërkombëtare për të kontribuuar në zhvillimin e përbashkët”, tha Hasani.

“Diaspora është ndoshta pjesa më e rëndësishme kombit tonë dhe çështja kombëtare kërkon angazhim dhe bashkëpunim të gjerë nga të gjitha strukturat e shoqërisë”, shtoi Hasani.

Ministri u shpreh se, “në vitin 2024 me ministren e Arsimit, kemi bërë përparim të dukshëm në mbështetje gjuhën shqipe në diasporë. Kemi shpërndarë mbi 5 mijë tekste me materiale mësimore dhe kemi përfshirë rreth 20 mijë nxënës në mësimin e gjuhës shqipe. Një angazhim që ka ndihmuar në ruajtjen e identitetit kulturor shqiptar dhe forcimin e lidhjeve me vendlindjen”.

Kryediplomati shqiptar gjithashtu theksoi se, “diaspora ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm përmes dërgesave, të cilat janë një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Emigrantët shqiptarë sollën 772 milionë euro për të afërmit e tyre vetëm gjatë 9 muajve të parë të këtij viti, duke kontribuuar në përmirësimin e standardit të jetesës për shumë familje shqiptare”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shkëmbimet tregtare me Turqinë, mbi 82 miliardë lekë gjatë 11-mujorit

Turqia vijon të mbetet partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare.

Global 360

Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës. Rama: Meritë e jotja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Shkëmbimet tregtare me Turqinë, mbi 82 miliardë lekë gjatë 11-mujorit

Turqia vijon të mbetet partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare.