Spiropali me grupin “Miqtë e fëmijëve”: T’i propozohen Kuvendit ndryshime ligjore për mbrojtjen dhe të drejtat e tyre

20 Nëntori është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali foli sot në takimin e grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, duke shprehur gatishmërinë për propozime dhe ndryshime në kuadrin ligjor për mbrojtjen e fëmijëve.

“Ky takim shumë i gjerë dëshmon për karakterin gjithëpërfshirës për kujdesin ndaj fëmijëve. Jemi të gjithë të tronditur nga ngjarja e rëndë, ku një 14-vjeçar humbi jetën nga një krim i bashkëmoshatarit të tij. Është detyra jonë të reagojmë dhe të bëjmë ligje më të forta kundër dhunës dhe gjuhës së urrejtjes, denigrimit dhe abuzimit në rrjetet sociale dhe më shumë përkushtim dhe përgjegjshmëri në zbatimin e ligjeve, për modelet që u ofrohen të rinjve në media dhe në shoqëri. Çdo fëmijë lind në këtë botë me dritë, me dëshirë për jetën dhe me një ndjenjë pafajësie, me mundësi për jetën, potenciale zhvillimi të personalitetit. Mund ta imagjinojmë dhimbjen që ndjen një fëmijë, kur mizoritë e jetës i formësojnë pritshmëritë e tij për shkak të frikës dhe familjes, apo pamundësive apo pakujdesive të institucioneve, komuniteteve, prindërve apo shoqërisë”, tha Spiropali.

Sipas kryeparlametares, “është detyrë e të gjithëve që të filtrojmë mesazhet, kuptimet dhe këshillat e fëmijëve, në të gjitha mikromjediset shoqërore për ta bërë jetën e tyre më të bukur dhe për të marrë masa që të ngrihen digat mbrojtëse ndaj të keqes, abuzimeve, dhunës që mund të vijnë nga drejtime të ndryshme”.

“Ne nuk mund të edukojmë fëmijët vetëm me këshillat tona të mërzitshme, por modelet që u ofrojmë. Në këtë stad të shoqërisë, është detyra jonë të rrisim një brez të shëndetshëm fizikisht, shpirtërisht dhe moralisht sepse presionet që vijnë nga mjedise të ndryshme shoqërore, nga patologjitë apo defektet që mund të shkaktojnë thyerje të mëdha të fëmijët”, u shpreh ajo.

Spiropali bëri thirrje të mbrohen fëmijët nga forma të ndryshme të abuzimit, offline dhe online, nga format e këqija të dhunës, por edhe nga rreziqet që vijnë përmes shkëlqimi dhe joshjes, që më parë ishte televizioni, ndërsa sot xhungla e pakrasitur e rrjeteve sociale.

Spiropali kërkoi nga grupi i deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” që të bëhet një rivlerësim i kuadrit ligjor dhe t’i propozohen ndryshime Kuvendit.

“Të bëjnë një rivlerësim të kuadrit ligjor dhe nënligjor, si dhe veprimtarisë së agjencive për mbrojtjen e fëmijëve dhe t’i paraqesë sa më shpejtë Kuvendit propozimet ligjore dhe rekomandimet përkatëse. Grupi i deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” që funksionon në Kuvend në tre legjislatura, ka qenë një mbrojtës i të drejtave të fëmijëve përmes miratimit të legjislacionit të duhur, përmes kontrollit të qeverisë për zbatimin efektiv të reformave. Arritje të konsiderueshme në përkthimin në akte ligjore të të drejtave të fëmijëve”, u shpreh ajo.

“Hartimi i rezolutave mbi të drejtat e këtyre problemeve dhe zbatimi i një procesi permanent të bashkëpunimit përgjatë historisë së tij, grupi i deputetëve “Miqtë e fëmijëve” kanë arritur këto rezultate: hartimi i rezolutave mbi problemet e të drejtave të fëmijëve, ndërtimi i një procesi të gjatë bashkëpunimi me fëmijët dhe nxënësit e shkollave, shoqërinë civile dhe partnerët tanë, prodhimi i disa projektligjeve në fushën e drejtësisë për të miturit, sensibilizimi i shoqërisë dhe institucioneve”, përfundoi Spiropali.

Përfaqësuesi i UNICEF për Shqipërinë, Murat Shahin shprehu keqardhjen e tij për ngjarjen e rëndë ku një i mitur 14- vjeçar humbi jetën jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, ndërsa u kërkoi të pranishmëve të mbanin një minutë heshtje.

Këngëtari Alban Skënderaj, në cilësinë e ambasadorit të parë të UNICEF për fëmijët, u shpreh se ka gatishmërinë për të qenë pjesë e mbështetjes për fëmijët në çdo fushë, duke qenë aty ku janë problemet përmes kontributit me muzikë, por jo vetëm.

20 Nëntori është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve.

Shqipëria e ratifikoi Konventën për të Drejtat e Fëmijës në vitin 1993, duke u angazhuar në këtë mënyrë të përmbushë këto të drejta dhe t’i paraqesë raporte periodike për progresin dhe sfidat Komitetit për të Drejtat e Fëmijës.

Koçiu: Bashkëpunim me Bankën Botërore për investime në disa spitale

Këto investime do të prekin Spitalin Rajonal të Lezhës; Spitalin Bashkiak të Krujës; Spitalin e Kardiokirurgjisë dhe Spitalin e Psikiatrisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Koçiu: Bashkëpunim me Bankën Botërore për investime në disa spitale

Këto investime do të prekin Spitalin Rajonal të Lezhës; Spitalin Bashkiak të Krujës; Spitalin e Kardiokirurgjisë dhe Spitalin e Psikiatrisë…