Grupi Ndërkombëtar i Punës për Zgjedhjet takon shoqërinë civile

Prezenca e OSBE-së organizoi një takim informues të “Grupit Ndërkombëtar të Punës për Zgjedhjet” me disa nga shoqatat kryesore të shoqërisë civile.

Foto: OSCE/Joana Karapataqi

Një shoqëri civile e fortë, aktive dhe e pavarur është thelbësore për ruajtjen e demokracive të shëndetshme. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 shënojnë një moment të rëndësishëm për shoqatat e shoqërisë civile për të luajtur një rol vendimtar në vëzhgimin e zgjedhjeve, identifikimin dhe denoncimin e parregullsive të mundshme tek institucionet përkatëse dhe në rritjen e transparencës dhe barazisë në procesin zgjedhor.

Në këtë kontekst, më 1 nëntor 2024, Prezenca e OSBE-së organizoi një takim informues të “Grupit Ndërkombëtar të Punës për Zgjedhjet” me disa nga shoqatat kryesore të shoqërisë civile, që punojnë në mënyrë aktive në çështjet zgjedhore.

Këto shoqata informuan përfaqësuesit e Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe të organizatave ndërkombëtare në Shqipëri mbi pikëpamjet e tyre për mjedisin aktual zgjedhor, sfidat me të cilat përballen dhe ndanë perspektivat e tyre që synojnë t’i bëjnë zgjedhjet e ardhshme më të drejta, gjithëpërfshirëse dhe aksesueshme për komunitete të ndryshme.

Shoqatat shprehën shqetësimet e tyre lidhur me përpjekjet e fundit për reformën zgjedhore, duke i përshkruar ato si të pamjaftueshme për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe të shoqërisë civile. Gjithashtu, ato vunë në pah sfidat specifike, të përsëritura, për zgjedhjet, të cilat, nëse nuk adresohen, mund të rishfaqen në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.

Një theks i veçantë nga të gjithë pjesëmarrësit u vu në nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes për një angazhim kuptimplotë të shoqërisë civile në proceset e ardhshme zgjedhore.

Grupi Ndërkombëtar i Punës për Zgjedhjet është një forum i krijuar me nismën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, i cili mblidhet periodikisht për të shkëmbyer informacione dhe për të bashkërenduar qëndrimet dhe ndihmën për çështjet zgjedhore.

Burimi

Lexo më shumë nga

Rama i dorëzon pasaportën shqiptare ish-kryebashkiakut të Nju-Jorkut, Eric Adams

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi sot në Tiranë ish-kryetarit të bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams, kartën e identitetit dhe pasaportën…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama i dorëzon pasaportën shqiptare ish-kryebashkiakut të Nju-Jorkut, Eric Adams

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi sot në Tiranë ish-kryetarit të bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams, kartën e identitetit dhe pasaportën…