“Museum of Water” në Vlorë, vlerësim i potencialit për zgjatjen e sezonit turistik

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, takoi përfaqësues të një ekipi ndërkombëtar arkitektësh dhe ekspertësh vendas e të huaj, ku u njohën me projektin “Illiri Oceanarium – Museum of Water”


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, takoi përfaqësues të një ekipi ndërkombëtar arkitektësh dhe ekspertësh vendas e të huaj, ku u njohën me projektin “Illiri Oceanarium – Museum of Water”, iniciativë e propozuar me karakter destinacioni turistik rajonal, kulturor dhe kërkimor e shkencor.

Në takim ishin të pranishëm arkitektë Ettore Piras (Ettore Piras Architetto EPA), Lev Libeskind (Libeskind Studio Design), Ervin Taçi (MA Studio & Partners) dhe David Y. Monassebian (Envision USA, LLC).

Ministri Gonxhja tha se, projekti “Illiri Oceanarium – Museum of Water” synon zhvillimin e një infrastrukture bashkëkohore në Vlorë, duke vendosur në qendër temën e ujit si element që ndërthur edukimin, kërkimin shkencor dhe përvojën e vizitorëve.

Biseda u përqendrua në vlerësimin e potencialit që kjo nismë mund të ketë për të funksionuar si një atraksion gjithëvjetor dhe për të kontribuar në zgjatjen e sezonit turistik. Sipas MTKS, projekt-ideja është ende në fazë paraprake dhe se do të vijojnë analizat dhe vlerësimet përkatëse në bashkëpunim me bashkinë e Vlorës dhe aktorë të tjerë institucionalë për të përcaktuar mundësinë e realizimit të tij.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar

Kryeministri Edi Rama tha sot se brenda pak orësh ose ditësh qeveria do të prezantojë qëndrimin e saj lidhur me…

Global 360

Shiroka-Pula me thirrje për shqiptarët e Luginës: Bashkë në listë dhe bashkë në votim

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë në Kosovë, të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar

Kryeministri Edi Rama tha sot se brenda pak orësh ose ditësh qeveria do të prezantojë qëndrimin e saj lidhur me…