Korporata Shqiptare e Investimeve marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë e Pronave italiane

Korporata Shqiptare e Investimeve dhe Agjencia Shtetërore e Pronave në Itali kanë nisur bashkëpunimin e ngushtë


Korporata Shqiptare e Investimeve dhe Agjencia Shtetërore e Pronave në Itali kanë nisur bashkëpunimin e ngushtë përmes një marrëveshje zyrtare të nënshkruar një ditë më parë.

Në zbatim të misioneve të tyre përkatëse, dy institucionet angazhohen në ndarjen e përvojave e njohurive me qëllim mbështetjen e AIC në adoptimin e modeleve më të mira dhe më efikase organizative si dhe në forcimin e aftësive e kompetencave në zhvillimin dhe rijetëzimin e aseteve dhe pronave publike.

Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar nga Drejtoresha Ekzekutive e AlC, Elira Kokona me Drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Pronës, Alessandra dal Verme synon të sigurojë asistencë të kualifikuar për përcaktimin e një modeli qeverisjeje dhe një kuadri ligjor për menaxhimin e pasurive publike të paluajtshme në Shqipëri, duke ndarë procedura dhe projekte inovatore me qëllim nxitjen e zhvillimit dhe rritjes ekonomike.

Përcaktimi i modelit të qeverisjes për pasuritë e paluajtshme, zhvillimi i një programi asistence teknike për proceset dhe zonat e menaxhimit, bashkëpunimi për rritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e strategjive për ndërhyrje janë linjat e veprimit të parashikuara nga marrëveshja e bashkëpunimit institucional.

Marrëveshja, parashikon aktivizimin e marrëveshjeve zbatuese për nisma dhe projekte specifike, mbi bazën e indikacioneve të dhomës së kontrollit e cila do të krijohet brenda një muaji dhe do të ketë funksionet e drejtimit, planifikimit, zhvillimit, koordinimin dhe monitorimin e ecurisë së aktiviteteve të përbashkëta.

Si pjesë e linjave të veprimit të mbuluara nga marrëveshja, AIC dhe Agjencia Shtetërore e Pronës do të ndajnë njohuritë, modelet dhe proceset më efektive, inovative dhe të qëndrueshme të planifikimit strategjik për vlerësimin dhe rigjenerimin e aseteve publike të pasurive të paluajtshme.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

“AVANGARDET”

Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”. Kurator Helidon Haliti. Përurimi më, 19 qershor - Ora 20:00

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“AVANGARDET”

Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”. Kurator Helidon Haliti. Përurimi më, 19 qershor - Ora 20:00