Bashkia e Tiranës në terren për matjen dhe evidentimin e objekteve të palegalizuara

Bashkia e Tiranës, prej disa javësh, ka rinisur procesin e evidentimit të objekteve të palegalizuara.


Bashkia e Tiranës, prej disa javësh, ka rinisur procesin e evidentimit të objekteve të palegalizuara. Të ndihmuar edhe nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, inspektorët e bashkisë kanë dalë në terren, duke u paraqitur pranë këtyre objekteve për t’i dhënë përparësi atyre që ende nuk kanë kontaktuar me njësitë administrative vendore për të bërë deklarimet.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë aplikuar për të legalizuar objektet e tyre nga 2005-2006 dhe në vazhdimësi, të cilit ne hasim një problematikë të madhe në gjetjen e kontakteve të qytetarëve, të cilët kanë aplikuar dhe nuk e kanë më atë kontakt, që të kontaktohet nga Drejtoria e Koordinimit të Legalizimit të bashkisë së Tiranës, e cila bashkëpunon me ASHK për ta përfunduar sa më shpejt këtë proces”, u shpreh Shkëlqim Braushi, drejtor i Drejtorisë së Koordinimit dhe Legalizimit.

“I bëj thirrje të gjithëve, kush ka vetëdeklaruar të paraqitet pranë zyrës së pritjes së qytetarit në Bashkinë e Tiranës ose tek njësitë administrative përkatëse që të bëjë një kërkesë për të na vënë në dijeni dhe të vijojmë me procesin dhe evidentimin e qytetarëve që janë në proces legalizimi. Jemi tek zona e Selitës, në një zonë që ka pasur shumë problematika. Këtu kanë përfunduar pothuajse të gjithë matjet dhe verifikimet e territorit. Kanë filluar të dalin dhe vetë deklarimet duke qenë se ka edhe disa mangësira për mungesë dokumentacioni që janë në plotësim e sipër nga qytetarët dhe është drejt përfundimit kjo si zonë”, vijoi ai.

Braushi shtoi se grupet e punës janë duke punuar dhe te zona e Shinave të Trenit, linja e hekurudhës, që sipas tij ka pasur një problematikë shumë të madhe aty si zonë.

“Pothuajse është përfunduar i gjithë evidentimi dhe janë përcjellë dokumentacionet pranë drejtorive vendore të ASHK për përpunimin dhe implementimin e vendimeve të legalizimi”, tha Braushi.

Aktualisht Drejtoria e Koordinimit dhe Legalizimit ka depozituar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës 4677 matje, ku për 60% të tyre janë dhënë edhe vendimet. Në total janë matur 37 pallate, që përkojnë me 2886 apartamente dhe njësi shërbimi, ku për 85% të tyre, janë dhënë vendimet e legaliizmit, ndërtesa pjesa tjetër, është në proces plotësim dokumentacioni.

Gjatë kësaj fushate evidentimi dhe matjesh të objekteve të palegalizuara, qytetarët i kanë mbështetur strukturat locale në terren, duke shprehur gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë e këtij procesi, i cili është drejt finalizimit, por edhe drejt përfundimit të afatit ligjor.

“Pothuajse e gjithë Tirana është zonë problematike, por qytetarët e kanë përqafuar këtë nismë, është shpresa e tyre e fundit që së shpejti të përfundojë ky proces në të gjithë Tiranën duke qenë se Tirana ka një gjeografi shumë të madhe, por ne si Bashki bashkërisht dhe me ASHK po ecim përpara për ta realizuar dhe për ta përfunduar këtë proces sa më shpejt sipas afatit ligjor që është në fuqi”, përfundoi Braushi.

Burimi ATSH

Bodo inspekton sigurinë dhe kushtet e trajtimit të të paraburgosurve në burgun e Beratit

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, zhvilloi një vizitë inspektuese në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Berat,…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bodo inspekton sigurinë dhe kushtet e trajtimit të të paraburgosurve në burgun e Beratit

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, zhvilloi një vizitë inspektuese në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Berat,…