Rama: Pushuesit vendas e të huaj po shijojnë plazhet e kristalta në Sarandë e Ksamil

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video nga plazhet e Ksamilit dhe Sarandës, të cilat janë të mbushura plot me turistë.


Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video nga plazhet e Ksamilit dhe Sarandës, të cilat janë të mbushura plot me turistë.

Në këtë video disa nga turistët e huaj kanë folur për eksperiencën e tyre në këto plazhe të kristalta, ku shprehen tepër të kënaqur dhe të lumtur.

“Vend i dashur, i bukur dhe i paqtë”, shprehet një turiste e huaj, e cila po pikturon në bregun e detit.

“Ka një pamje shumë të bukur, njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe çmimet janë shumë të ulta. Më bukur s’ka në botë”, shprehet një turist shqiptar nga Kosova.

Një tjetër turiste e huaj shprehet se, “ky është udhëtimi i parë në Shqipëri dhe jam shumë e lumtur. Ky plazh është shumë i pastër dhe ata që shërbejnë janë shumë të sjellshëm”.

“Vijmë enkas sepse ky vend është 100 herë më i bukur dhe çmime janë shumë të arsyeshme”, tha një tjetër turist shqiptar.

Një turiste franceze vlerëson Ksamilin si një nga ishujt më të bukur që ka vizituar.

“Ksamili është një vend shumë i bukur, mori është shumë i mirë, njerëzit janë shumë të dashur dhe plazhet fantastike”, tha një tjetër turist i huaj.

Një turist nga Norvegjia vlerëson çmimet e ulëta. “Të qëndrosh këtu është thuajse falas”, shprehet ai.

Një pushuese nga Kosova shprehet se, ” Sarandën nuk e ndërrojmë me asgjë tjetër. Deti i pastër, uji i kthjellët, njerëzit të presin mirë. Pse duhet të shkosh diku tjetër? S’kemi nevojë të shkojmë nē Itali apo Francë, kur kemi vendin tonë, Rruga ishte super nga Kosova, 5 orë e gjysëm nga Ferizaj. Pastërtia nuk ka dallim prej Kroacisë”.

“Mirëmëngjesi dhe me entuziazmin e pushuesve vendas e të huaj nga Saranda dhe Ksamili, të cilët po shijojnë plazhet e kristalta, klimën fantastike të bregdetit dhe gjithë ofertën turistike duke ndarë këto përjetime të sinqerta, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

MIRËMËNGJES 😊 dhe me entuziazmin e pushuesve vendas e të huaj nga Saranda dhe Ksamili, të cilët po shijojnë plazhet e kristalta, klimën fantastike të bregdetit dhe gjithë ofertën turistike

MIRËMËNGJES 😊

dhe me entuziazmin e pushuesve vendas e të huaj nga Saranda dhe Ksamili, të cilët po shijojnë plazhet e kristalta, klimën fantastike të bregdetit dhe gjithë ofertën turistike duke ndarë këto përjetime të sinqerta, ju uroj një ditë të mbarë🫶

Posted by Edi Rama on Wednesday, July 17, 2024

Lexo më shumë nga

Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk do t’i bëni kurrë shqiptarët armiq të popujve

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk do t’i bëni kurrë shqiptarët armiq të popujve

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei