Gonxhja: Mbështetje për planet e biznesit për vetëpunësim

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njoftoi hapjen e aplikimeve për mbështetje përmes programeve të vetëpunësimit.


Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njoftoi hapjen e aplikimeve për mbështetje përmes programeve të vetëpunësimit.

Ministri Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se afati i aplikimit është deri më 18 korrik.

Ai ftoi çdo punëkërkues me një ide biznesi të aplikojë pasi mund të përfitojnë mbështetje financiare deri në vlerën 500 mijë lekë.

Punëkërkuesit e papunë me një ide të qartë biznesi, trajnohen dhe mbështeten nga ekspertë të kualifikuar. Së bashku, zhvillojnë një plan të konsoliduar të biznesit. Planet me të mira financohen deri në vlerën 500.000 lekë”, u shpreh ministri Gonxhja.

Programi i vetëpunësimit ka si qëllim nxitjen e vetëpunësimit nëpërmjet krijimit të sipërmarrjeve të reja të punëkërkuesve të papunë të interesuar.

Për të aplikuar në këtë program, aplikuesi duhet të jetë punëkërkues i papunë i regjistruar në strukturën vendore të punësimit, të këtë një ide biznesi, e cila nuk është në kundërshtim me kriteret e konkurrueshmërisë, të përcaktuara në dispozitat e Kodit të Punës.

Lexo më shumë nga

Marrëdhënia ndërmjet fesë dhe politikës

Dimensioni i qëndrueshëm i fesë dhe natyra dinamike e politikës

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marrëdhënia ndërmjet fesë dhe politikës

Dimensioni i qëndrueshëm i fesë dhe natyra dinamike e politikës