Future2Tech përmbyll edicionin e katërt: Nga fintech dhe investimet te startup-et që synojnë Silicon Valley


Pas dy ditësh diskutimesh, ekspozimesh dhe takimesh mes kompanive, institucioneve, investitorëve, startup-eve dhe profesionistëve të teknologjisë, Future2Tech 2026 përmbylli edicionin e katërt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Dita e dytë e panairit e zhvendosi fokusin nga ekspozimi i teknologjisë drejt mënyrës se si ajo po krijon mundësi të reja për biznesin, financat, investimet, arsimin dhe sipërmarrjen.

Gjatë ditës u zhvilluan panele dhe sesione që trajtuan një gamë të gjerë temash, nga fintech, pagesat digjitale dhe asetet digjitale, te Inteligjenca Artificiale, transformimi i biznesit, siguria kibernetike, investimet dhe financimi i startup-eve.

Një nga temat qendrore ishte marrëdhënia mes teknologjisë dhe kapitalit. Për startup-et shqiptare, sfida nuk lidhet vetëm me krijimin e një produkti inovativ, por edhe me mundësinë për ta financuar, shkallëzuar dhe çuar atë në tregje më të mëdha.

Në kuadër të panairit u diskutua edhe mbi rolin e investitorëve dhe mënyrën se si mund të forcohet lidhja mes startup-eve, investitorëve, diasporës dhe ekosistemit të inovacionit. Future2Tech synoi kështu të krijojë një hapësirë jo vetëm për prezantimin e ideve, por edhe për krijimin e kontakteve dhe mundësive konkrete për bashkëpunim dhe investim.

Siguria kibernetike nis nga aftësitë

Një tjetër moment i rëndësishëm i ditës së dytë ishte nënshkrimi i një Memorandumi Bashkëpunimi mes Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), të përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Bledar Kazazi, dhe shkollave profesionale të vendit.

Marrëveshja synon të forcojë lidhjen mes arsimit profesional dhe nevojave në rritje të tregut për profesionistë të aftë në fushën e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike. Bashkëpunimi me shkollat profesionale vendos theksin te zhvillimi i aftësive praktike dhe përgatitja e të rinjve për një treg pune ku siguria kibernetike po bëhet pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e infrastrukturës digjitale të institucioneve dhe bizneseve.

Nënshkrimi i memorandumit në kuadër të Future2Tech solli në të njëjtën tryezë institucionet publike, arsimin profesional dhe sektorin e teknologjisë, duke e zgjeruar diskutimin për sigurinë kibernetike nga mbrojtja e sistemeve drejt edukimit dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor.

Nga Shqipëria drejt skenës globale

Një nga momentet kryesore të ditës së dytë ishte Startup World Cup Albania 2026, konkursi ndërkombëtar që solli përballë startup-eve shqiptare mundësinë për të prezantuar idetë dhe bizneset e tyre përpara një jurie profesionale.

Konkursi është pjesë e rrjetit global të Startup World Cup dhe edicioni shqiptar krijon një urë mes ekosistemit vendas dhe rrjetit ndërkombëtar të sipërmarrësve dhe investitorëve.

Fitues i Startup World Cup Albania 2026 u shpall Squadin, një platformë e cila synon të sjellë në një hapësirë të vetme lojtarët, ekipet, organizatorët dhe ambientet sportive, duke digjitalizuar mënyrën se si organizohen ndeshjet, turnetë dhe komunitetet sportive. Fituesi do të udhëtojë drejt San Franciskos ku do të përfaqësojë Shqipërinë dhe konkurojë për çmimin e madh prej 1 milion dollarësh investim.

Gjithashtu, në përmbyllje të aktivitetit, u mbajt edhe ceremonia e ndarjes së çmimit “Tan Mezini”, tashmë një traditë e Future2Tech. Çmimi iu akordua këtë vit Firdeus Kasajt, themelues i Yume, në vlerësim të inovacionit dhe potencialit të projektit të tij.

Teknologjia si infrastrukturë e ekonomisë së re

Diskutimet e ditës së dytë treguan se teknologjia tashmë shtrihet përtej sektorit tradicional të IT-së. Fintech po ndryshon mënyrën e kryerjes së pagesave dhe aksesit në shërbimet financiare, Inteligjenca Artificiale po transformon proceset e biznesit, ndërsa investimet në teknologji po lidhen gjithnjë e më shumë me aftësinë e kompanive për të shkallëzuar dhe konkurruar në tregje ndërkombëtare.

Në këtë kuadër, Future2Tech shërbeu edhe si një hapësirë për të lidhur kompanitë me klientë potencialë, partnerë, investitorë dhe talente të reja.

Përgjatë dy ditëve, panairi solli së bashku kompani shqiptare dhe ndërkombëtare, institucione publike, akademinë, startup-e dhe profesionistë të sektorit, duke krijuar një platformë të përbashkët për diskutimin e zhvillimeve që po ndryshojnë ekonominë dhe mënyrën e të bërit biznes.

Dy ditë, një ekosistem

Me përfundimin e edicionit të katërt, Future2Tech synon të konsolidojë rolin e tij si një pikë takimi për teknologjinë, biznesin, inovacionin, investimet dhe edukimin.

Nga +120 kompanitë që prezantuan zgjidhjet e tyre teknologjike te startup-et që kërkojnë kapital, nga institucionet që po ndërtojnë infrastrukturën digjitale te të rinjtë që kërkojnë aftësi dhe mundësi të reja, dy ditët e panairit sollën në një hapësirë të vetme aktorë të ndryshëm të ekonomisë së re.

Future2Tech 2026  është një organizim i i-exhibitions dhe AlbaniaTech dhe u zhvillua më 24–25 shtator në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Marrë nga BusinessMag.al

Lexo më shumë nga

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…