Personalitete të jetës publike nga Shqipëria dhe Kosova në homazhet për Kadarenë

Një numër i madh personalitetesh të jetës publike, politike e letrare janë bërë pjesë e homazheve në nder të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare.


Një numër i madh personalitetesh të jetës publike, politike e letrare janë bërë pjesë e homazheve në nder të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

Shkallët e TKOB-së janë vazhdimisht të mbushura me njerëz të thjeshtë, familjarë, miq por edhe me figura dhe personalitete të shquar të hapësirës mbarëkombëtare si drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Pirro Misha, fotogradi Roland Tasho i cili e ka ndjekur me aparatin e tij edhe ne Paris, publicisti Veton Surroi, poeti e shkrimtari Preç Zogaj etj.

Gjatë ceremonisë, në sfond interpretohen poezitë e tij ikonike që mbeten të pavdekshme.

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi homazhe në nder të shkrimtarit të shquar shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, në ceremoninë shtetërore të lamtumirës së fundit të organizuar në Tiranë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, i shoqëruar nga Zonja e Parë, vendosi kurorën me lule pranë arkëmortit të mbuluar me flamurin e Shqipërisë.
Presidenti i Republikës shënoi në librin e ngushëllimeve vlerësimet për “Nderin e Kombit”.

“Shqipëria dhe shqiptarët përcjellin sot për në panteonin e përjetësisë gjeniun e tyre të letrave, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne. Falë talentit të rrallë dhe ndërgjegjes patriotike, Ismail Kadare fitoi për së gjalli statusin e privilegjuar të emancipuesit shoqëror dhe atij identitar.
Novator në stil, si dhe në gjuhë, së bashku me Nënë Terezën, ai u shndërrua në emblemën ndërkombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve të kohëve moderne.
Ismail Kadare do të përkujtohet gjithmonë me nderim si promovues, si askush tjetër, i krenarisë kombëtare, veçanërisht i orientimit evropian të kombit shqiptar.
Lamtumirë, i madhi ynë!”, shkroi Begaj në librin e ngushëllimeve.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama kryen homazhe në nder të Kadaresë dhe zunë vend pranë familjarëve.

Nuk kanë munguar edhe krerët e shtetit të Kosovës: presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti si dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca të cilët kryen homazhe përpara arkëmortit.

Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti dhe kryetari i Tetovës Bilall Kasami ka zhvilluar homazhe në nder të kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare.

Pas homazheve, Ahmeti tha për mediet se veprat e Kadaresë i mbesin Shqipërisë dhe shqiptarëve. “Shkëlqeu dhe proza e Ismail Kadaresë në skenën vendore dhe atë botërore. I mbetet gjeneratave, i mbetet Shqipërisë, shqiptarëve, atyre që krijojnë prozë dhe poezi të bëjnë vazhdimësinë e Kadaresë dhe të Dritëro Agollit”, u shpreh ai.

Homazhe kanë kryer edhe një numër i madh akademikësh si dhe shkrimtarësh, mes të cilëve i mirënjohuri Fatos Kongoli. Në radhën e gjatë në TKOB, shihen edhe një numër i madh artistësh nga Kosova.

Shkrimtari Fatos Kongoli e ka konsideruar Ismail Kadarenë si një shkollë letrare, proza e të cilit është e paimitueshme.

“Një shkrimtar i madh i përmasave botërore, është njeriu që ka bërë për Shqipërinë. Unë e kam adhuruar gjithmonë Kadarenë si autor. Kemi pasur një mik të përbashkët. Vila e Kadaresë në Qerret ishte ngjitur me të mikut tonë, aty takoheshim shpesh. Më ndodhte që takoheshim dhe në raste të ndryshme. Muhabetet tona kanë qenë nga më të bukurat, sepse Ismaili ishte i çliruar komplet nga gjithçka dhe fliste në mënyrën më të lirshme. Nuk ka rëndësi se çfarë flisnim. Ismaili nuk është shkrimtar i zakonshëm, ai është shkollë letrare. Shumë shkrimtarë të rinj e imitonin, mirëpo proza e Kadaresë është e paimitueshme. Është një shkrimtar i pavdekshëm”, tha shkrimtari Kongoli.

Akademikë dhe kolegë të Kadaresë u shprehën pas homazheve letërsia shqipe ka humbur mbretin e saj, por ndonëse është larguar fizikisht, Kadare ka lënë pas një trashëgimi të pasur me veprat e tij.

“Letërsia shqiptare ka humbur mbretin e saj. Kadareja është mbreti i Letërsisë Shqipe të të gjitha kohërave. Ai themeloi një kuptim të ri për letërsinë moderne, duke reflektuar dhe përvojat më të avancuara. Ishte një shkrimtar unikal që reflektoi talentin e radhë dhe ajo që e veçon Kadarenë është talenti i tij i një niveli shumë të lartë, magjia e tij në të shkruar, stili i tij i mrekullueshëm”, tha shkrimtari Preç Zogaj.

Shkrimtari Ylljet Aliçka tha se Kadare ishte një emancipues shpirtëror i shoqërisë shqiptare, tej talentit të tij si shkrimtar.

“Në gjithë botën është i përhapur sepse letërsia e tij shijohet. Iku fizikisht, por vepra mbetet dhe do e kujtojmë gjithmonë me mall ne që e kemi njohur nga afër. Kam një arsye’ personale për ta ndjerë çik më shumë dhimbjen. Më ka promovuar, më ka bërë parathënie librash dhe e konsideroj si baba shpirtëror”, u shpreh ai në një prononcim për mediet.

Lexo më shumë nga

Hoxha: Arbëreshët, urë e gjallë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në edicionin e 31-të të Manifestimit Kulturor Folklorik për…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Italia Strategjike — Ku është Shqipëria?

Kryetar i Institutit Shqiptar per Studime Nderkombetare (AIIS)

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Arbëreshët, urë e gjallë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në edicionin e 31-të të Manifestimit Kulturor Folklorik për…