Rama nderohet me “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku i Prishtinës

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar sot kryeministrit Edi Rama “Çelësin e Qytetit”, me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Prishtinës.


Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar sot kryeministrit Edi Rama “Çelësin e Qytetit”, me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Prishtinës.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryebashkiakun e Prishtinës, kryeministri Rama tha se “është kënaqësi që m’u dha mundësi atë vizitoj bashkinë dhe t’ju vizitoj edhe juve personalisht në zyrën tuaj. Më vjen shumë mirë që do kthehem me “Çelësin e Prishtinës”.

“Kujtoj që në vitin 2008, kur Thaçi drejtonte qeverinë e parë të pavarësisë, i dhashë “Çelësin e Tiranës” si kryeministër i Kosovës dhe sot jam unë që e marr çelësin si kryeministër i Shqipërisë”, tha Rama.

Ndërkohë, vijoi Rama, dua t’ju them që i ndjek me kuriozitet përpjekjet e kryetarit të komunës në kushtet e një kryeqyteti që rritet, që ka sfida të mëdha si çdo kryeqytet në botë dhe që ka nevojë për lidership dhe mbështetje të vazhdueshme nga të zgjedhurit e vet.

“Më vjen mirë që pasi jemi takuar në Ulqin verën e shkuar shikoj që kryetari është po aq pasionant, energjik dhe i dëshiruar për të shtyrë përpara punët për kryeqytetin. Akoma nuk e ka lodhur qëndrimi në zyrë përkundrazi e gjej shumë të intersuar për të ndarë idetë dhe sfidat gjë që është shumë pozitive, sepse ka pasur kryeqytete që kanë pasur kryetarë që janë futur në zyrë, kanë mbyllur derën dhe ia kanë futur gjumë katër vjet”, nënvizoi Rama.

Por, shtoi Rama, Prishtina është e sigurt në këtë drejtim, sepse nuk ka asnjë rrezik që Përparimi të dremisë.

“I uroj me gjithë zemër çdo të mirë dhe çdo sukses që dëshiron për Prishtinën dhe qytetarët e Prishtinës”, tha Rama.

Më tej kryeministri Rama tha se “ka numër në rritje sipërmarrësish nga Prishtina dhe komuna të tjera që interesohen të investojnë në Shqipëri. Shqipëria është shtëpia juaj dhe ju nuk jeni investitorë të huaj, por jeni investitorë shqiptarë”.

“Në Shqipëri punët po shkojnë shumë mirë për investimet, për turizmin, për të gjithë ata që po vijnë qoftë si turistë, qoftë si sipërmarrës. Dëshiroj të shikoj gjithmonë e më shumë sipërmarrës nga Prishtina e komunat e tjera të vijnë e të investojnë në çdo sektor që ata dëshirojnë”, tha Rama.

Kryekomunari i Prishtinës, Përparim Rama vlerësoi punën e kryeministrit të Shqipërisë për punën e kryer në zhvillimin e hapësirës mbarëshqiptare.

“Pata nderin që t’ia dhuroj “Çelësin e Kryeqytetit” kryeministrit Edi Rama, që çmon angazhimin e tij të palëkundur për të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët. Gjuha, tradita, tolerance fetare janë të përbashkëtat e dy vendeve dhe kryeqendrave tona dhe fatet tona janë të gërshetuara dhe prihen nga i njëjti yll polar, që na orienton drejt përparimit dhe unitetit. Për këtë arsye e çmoj edhe kryeministrin Edi Rama për mbështetjen e pakursyer që ka dhënë në arenën ndërkombëtare për Kosovën dhe e shohim si arma jonë e rëndësishme me të cilin jemi të lidhur fort e duhet ta shfrytëzojmë çdo ditë, E përgëzoj për zhvillimin e hovshëm që ka bërë Shqipëria dhe populli shqiptar këto vitet e fundit”, tha kreu i komunës së Prishtinës, Rama.

Ai shtoi se “i gëzohemi faktit që Shqipëria është kthyer në një brand turistik, si një perlë e bukur, e mrekullueshme, që vizitohet nga e gjithë bota”.

“Normal, kur vizitohet Shqipëria nga e gjithë bota, është e ndërlidhur edhe me ardhjen e turistëve në Kosovë. Prandaj kjo është edhe një falënderim për punën që kryeministri Edi Rama e bën jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për shqiptarinë, për të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët, pasi tashmë nuk jemi më refugjatë, nuk jemi të ikur. Jemi një diasporë, jemi qytetarë që rrojmë krenarë me çka kemi, me pasurinë, me kulturën, me traditën, me natyrën, me vlerat me të cilat tashmë i përçojmë në vende të ndryshme të botës, edhe kjo vjen si rezultat i punës së mrekullueshme të shtetit shqiptar, të kryeministrit Edi Rama dhe gjithë ekipeve të tij të mrekullueshme. Dua ta falënderoj nga zemra që ka gjetur kohën të jetë sot këtu me ne e të na nderojë me prezencën e tij për herë të parë, e shpresoj jo për herë të fundit, në Odën e Kryeqytetit dhe të mos ndalet në rrugën e tij për të bashkuar kulturën tonë, infrastrukturën, bashkëpunimet akademike, studentore, rininë, sepse e ardhmja e jonë është e ardhme e përbashkët”, tha kryekomunari Rama.

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…