Gonxhja: Restaurim i kishës së Profetit Ilia për ta kthyer në gjendjen origjinale

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vizitoi nga afër ecurinë e punimeve


Në fshatin Lekël të Tepelenës vijon puna për restaurimin e kishës së Profetit Ilia, e dëmtuar nga zjarret e vitit të kaluar.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vizitoi nga afër ecurinë e punimeve teksa theksoi se “përmes kësaj ndërhyrjeje të rëndësishme synohet që ky Monument Kulture të rikthehet në gjendjen e tij origjinale duke ruajtur vlerat historike e arkitektonike”.

“Falë angazhimit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, po realizohen punime konservuese, që përfshijnë rindërtimin e çatisë tradicionale, konsolidimin e strukturës dhe restaurimin e elementëve karakteristikë të objektit”, tha Gonxhja.

Kisha e Profetit Ilias është shpallur monument kulture për shkak të rëndësisë historike dhe arkitekturore. Kjo kishë është një nga objektet që u dogj nga zjarret që përfshinë jugun e vendit vitin e kaluar.

Për restaurimin e kishës janë angazhuar specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama vizitë në SHBA, do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"